Categories: Uncategorized

Gjiknuri flet pa doreza: Do të ketë koalicione

Në përfundim të takimit të Këshillit Politik përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjikuri është shprehur se do të kete koalicione.

Gjiknuri shon se u konstatua qartë që amendimet kushtetuese, ashtu si ekspertët dhe ata vetë nuk japin asnjë argument për koalicionet në formën sic janë.

Të lidhura

None found

Ai shton se u konstatua që amendimet kushtetuese nuk penguan hapjen e listave 100%, as cështjen e koalicioneve parazgjedhore, PD ka qëllimin bllokimin dhe zvarritjen për të mos e bërë të mundur këtë arritje.

Sipas Gjiknurit, nëse marrim një model të vendeve të OSBE-ODIHR-it, parlamenti nuk ka bërë asnjë gabim nga pikëpamja ligjore, procedurat janë marrë në rregull.

Fjala e jiknurit
Pas një mbledhje të gjatë, fatkeqësisht opozita jashtëparlamentare ndodhet në të njëjtat qëndrime bllokuese, votimin me cdo kusht të implementimit të kushtetuese. U konstatua qartë që amendimet kushtetuese, ashtu si ekspertët dhe ata vetë nuk japin asnjë argument për koalicionet në formën sic janë. U konstatua që amendimet kushtetuese nuk penguan hapjen e listave 100%, as cështjen e koalicioneve parazgjedhore, PD ka qëllimin bllokimin dhe zvarritjen për të mos e bërë të mundur këtë arritje. Nga ana tjetër, opozita parlamentare dhe mazhoranca ka ofruar kompromis. Ata janë fatkeqësisht tek i njëjti qëndrim.

Ju keni thënë, të zgjedhin një model is paraqiten listat e kandidatëve në koalicione zgjedhore të vendeve që kanë sistem proporcinonal rajona, do të thotë cdo shtet që ka sistemi proporcional rajonal. Një shembull është dhënë nga PD, është Letonia e Hollanda. Pra të gjejmë një vend Perëndimor dhe jemi të gatshëm ta formulopjmë në atë mënyyrë koalicionin. Pra koalicioni lejohet me një vend të hapësirës së OSBE-ODIHRIT. Ky është kompromisi dhe është bërë publike.

Nuk e di si i bën llogaritë secili. Një model i vendeve të OSBE-ODIHR-it dhe në fund, PD ka dhënë disa shembuj. Le të marrim model një vend të OSBE-ODIHR-it. Parlamenti nuk ka bërë asnjë gabim nga pikëpamja ligjore, procedurat janë marrë në rregull.

Formulë që ka një model të mbështetur në një nga vendet e OSBE-ODIHR-it që ka sistem proporcional rajonal.

Sot na u kërkua ODIHR, por kur bëhej fjalë për cështjen e komisionerëve, e mbanin larg. Do të thotë që skema që kishim në fillim për administratë të pavarur zgjedhore është më e mirë për të gjithë. Ndryshimi kushtetues që të gjithë palët e pranojnë se nuk sjell asnjë problem qoftë për koalicion, qoftë për listat.

të fundit

Marshimi i protestuesve nis nëpër Tiranë, nuk reshtin thirrjet “Më 28, Rama e di vetë

Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…

2 minutes ago

Flick: Real Madridi nuk më shqetëson, duam të ruajmë pozicionin në krye

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…

4 minutes ago

Mickoski: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut renditet ndër më të suksesshmet në Evropë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…

5 minutes ago

Ali Ahmeti: Bashkëjetesa e qëndrueshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve është kushti për mbijetesën e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…

7 minutes ago

Qazim Laçi jep asistin e parë sezonal, Rizespor thellon avantazhin ndaj Amedspor të Hasit

Asisti i Qazim Laçit për Ali Sowe Është duke u zhvilluar momentalisht sfida mes Amedspor dhe Rizespor, e vlefshme për…

10 minutes ago

Tahiraj accuses PDK of hypocrisy over Special Court: you are playing power games

Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar…

21 minutes ago