Categories: Uncategorized

Nëna me dy vajzat vendosen të vetëflijohen, çfarë thonë Dëshmitarët e Jehovait për ringjalljen

Ditën e djeshme, në Tiranë në zonën e Kombinatit u zbulua një ngjarje horror e cila ka përfshirë emocionalisht të gjithë qytetarët.

Në një banëse në kryeqytet gjendeshin dy kufoma dhe një vajzë në gjendje kritike për jetën.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për familjen Josifi e përbërë nga nëna dhe dy vajzat në moshë madhore.

Nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56 vjeç dhe Anisa Josifi, 33 vjeç, u gjendën nga policia të pajeta në shtëpinë e tyre në Kombinat, Tiranë.

Vajza tjetër e familjes, Blerta, 30 vjeç, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Detajet makabre

Anisa Josifi gjendej e vdekur në banesë prej 15 muajsh, vdekje e cila dyshohet se ka ardhur nga vetëflijimi me dëshirën e saj. Trupi i saj ishte mbuluar me batanije, ndërkohë lyhej me vaj e uthull me qëllim të mos dekompozohej.

Zhaneta Josifi, nëna e dy vajzave, është gjetur pa jetë dhe dyshohet se ndarja e saj nga jeta ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, dhe mbi të është kryer i njëjti veprim nga vajza e vetme e mbetur gjallë Blerta Josifi.

Kjo e fundit është gjetur gjallë por në gjendje kritike për jetën pasi kishte 40 ditë pa konsumuar asnjë lloj ushqimi, me të njëjtin qëllim, për t’u vetëflijuar.

Në banesë, policia ka gjetur Bibla dhe disa libra të tjerë që e lidhin ketë familje me sektin fetar, Dëshmitarët e Jehovait.

Vajza e mbetur gjallë, ka deklaruar se të gjitha janë kryer si sakrifica për të arritur ringjalljen, gjë e cila justifikon dhe mbajtjen e kufomës në banesë duke pritur rikthimin në jetë.

Lidhja me “Dëshmitarët e Jehovarit”

Dëshmitarët dhe familjarët e viktimave kanë rrëfyer se familja Jofisi, pas vdekjes së kryefamiljarit, i cili dhe ai ka kryer vetëvrasje, është bashkuar me disa persona të cilët predikonin këtë sekt fetar.

Gjë e cila vërtetohet dhe është pohuar edhe nga burimet policore pasi në banesë janë gjetur libra dhe shënime të viktimave mbi “Dëshmitarët e Jehovait” dhe mbi ringjalljen.

Informacion i përgjithshëm:

Dëshmitarët e Jehovait i përkasin fesë së krishterë, por preferojnë të përdorin përkthimin e tyre të Biblës. Njihen për predikimin derë me derë, refuzojnë shërbimin ushtarak dhe transfuzionin e gjakut.

Po kështu hedhin poshtë idenë e Trinisë së Shenjtë dhe nuk festojnë Krishtlindjen, Pashkën, ditëlindje dhe festa të ngjashme. Dëshmitarët e Jehovait besojnë se Zoti është Krijuesi dhe Qenia Supreme.

Ata e shohin Perëndinë si Atin, diçka e padukshme dhe e ndarë nga I Biri, Jezu Krishti. Dëshmitarët e Jehovait besojnë se Perëndia duhet të dallohet me një emër të mëvetësishëm – Jehovah.

Si trajtohet ringjallja:

Sipas informacioneve të publikuara në ëeb-in e këtij sekti fetar thuhet se:

Perëndia ka ringjallur njerëz në të kaluarën. Bibla raporton tetë raste të njerëzve —të rinj e të moshuar— që janë rikthyer në jetë në tokë. Disa kishin vdekur nga pak kohë, por njëri kishte kaluar katër ditë në varr…

Pra për dëshmitarët e Jehovait, vdekja nuk është fundi i botës, ata besojnë se pas vdekjes njeriu pushon se ekzistuari, por ekziston mundësia e rikthimit në jetë pas vdekjes.

Vetëvrasja gjithashtu është një veprim i ndaluar në këtë sekt fetar, gjë që të bën të dyshosh mbi veprimin e viktimave në Tiranë.

Rikujtojmë se kur i afërmi i Anisa Josifit, viktima e parë, kishte kërkuar t’a shihte atë, e ëma i ka thënë se ajo nuk i ka kryer ditët e Zotit dhe nuk i lejohet të shohë askënd. /albeu.com/

të fundit

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ndan momente nga pushimet familjare

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet familjare. Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale,…

47 seconds ago

Bellingham shkëlqen me Anglinë, ndërsa Kane mbetet në garë për Topin e Artë

Jude Bellingham edhe një herë dëshmoi pse konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në botë, duke qenë protagonisti kryesor…

3 minutes ago

Tragjedi nga zjarri në Derven pranë Selanikut, humbin jetën babai dhe djali, plagoset bashkëshortja

Një zjarr i përmasave të mëdha që shpërtheu pasditen e sotme në zonën e Dervenit, afër Selanikut, ka shkaktuar humbjen…

3 minutes ago

Mbi 400 pacientë në 24 orë te Urgjenca e QSUT-së, temperaturat e larta rrisin rastet

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve që…

7 minutes ago

Mickoski Presents New Names in the Government: Klekovski for Health, Vellkovski for the Ministry of Labor and Social Policy

Kryeministri i RMV-së dhe kryetari i OBMR-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot prezantoi emrat e ministrave pas rikonstruimit të qeverisë, shkruan Telegrafi…

10 minutes ago

Serwer meets with Jashari, focus on the development of the KSF and the path toward NATO

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim një delegacion amerikan të kryesuar nga…

11 minutes ago