Nick Cordero, aktori i njohur i Broadway ka humbur betejën pas infektimit me COVID-19.
Ka qenë bashkëshortja e tij, Amanda Kloots, ajo që ka njoftuar vdekjen e Cordero-s, i cili ishte 41 vjeç.
None found
“Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë tani”, u shpreh i Kloots në llogarinë e saj zyrtare në Instagram mbrëmjen e së dielës.
“Burri im i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar me dashuri nga familja e tij, duke kënduar dhe duke u lutur ndërsa u largua me qetësi nga kjo tokë”.
Kloots ka qenë vazhdimisht aktive në përditësimin e informacioneve online për shëndetin e burrit të saj, teksa ai luftonte me virusin. Ajo tha se Cordero luftoi me sëmundjen për 95 ditë.
Lindur në Kanada, Cordero u rrit në Hamilton, Ontario.
Në vitin 2014 ai u nominua për Tony Award dhe Drama Desk Aëard për rolin e tij në “Bullets Over Broadëay”, rol që e çoi atë në Theatre World Aëard dhe Outer Critics Circle Aëard.
Cordero do të mbahet mend për rolin e Earl, në prodhimin e Broadëay të “Waitress”, si dhe rolin e Sonny në versionin muzikor të “A Bronx Tale” të Chazz Palminteri.
Cordero dhe Kloots, një trajnere e fitnesit, u zhvendosën në Los Angeles, ku luajti në “Rock of Ages” në vitin 2019.
Ai u takua me Kloots, kur ata të dy po performonin në “Bullets over Broadëay” dhe u martuan në 2017-ën.
Nick pësoi një dëmtim të madh të mushkërive nga koronavirusi: “Duket sikur ai ka qenë duhanpirës për 50 vjet. Aq të dëmtuara janë”, u shpreh partnerja e tij.
Përveç bashkëshortes, Cordero la pas djalin e tyre 1-vjeçar, Elvis.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han…
Vespa ka prezantuar gamën e përditësuar elektrike për vitin 2027, duke sjellë motor të ri, efikasitet më të lartë, konsum…
Audi ka konfirmuar se supervetura e re Nuvolari do të jetë e disponueshme edhe në SHBA, por në një numër…
Jude Bellingham (23 vjeç), një yll i Real Madridit dhe ekipit kombëtar të Anglisë, pranoi se nuk di të gatuajë…