Categories: Uncategorized

Pas “çmendurisë” së javës së kaluar, me sa u këmbye euro?

Monedha e përbashket ka vijuar tendencën zbritëse edhe gjatë ditës së djeshme në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, java u hap me euron që u këmbye me 125.44 lekë, me një rënie të fortë prëj 1.1 lekësh, në raport me fundin e javës së kaluar.

Që kur arriti të hënën e një jave më parë në mbi 131 lekë, niveli më i lartë në dy vjet, kursi është qetësuar ndjeshëm. Në një javë monedha e përbashkët ka rënë me 5.5 lekë, duke iu afruar niveleve të mesit të marsit.

Të lidhura

None found

Euro u rrit me shpejtëi pas datës 19 mars, pasi ndalimi i fluturimeve bllokoi dhe furnizimin me valutë për bankat, çka çoi në mbiçminin artificial të euros dhe valutave të tjera.

Me zgjidhjen e këtij problemi, pasi bankat arritën të siguronin transportin, tregu u qetesua dhe u shmangën dhe elementët spekulativë të vërejtura ditët e para të rritjes së euros.

Sot shënuan rënie pothuajse të gjitha valutat e tjera. Dollari zbriti në 116 lekë, me një rënie ditore prej 0.8 lekësh.

Në rënie është dhe diferenca në shitblerje që ofrojnë agjencitë e këmbimit valutor, në shitje dhe blerje, me dy lekë (rreth 124 lekë në shitje me rreth 126 lekë në blerjë), nga rreth 5 lekë që ishte në ditët kur euro u rrit ndjeshëm.

Gjithsesi diferenca mbetet larg ditëve të zakonshme kur ajo luhatet në 0.5 deri në 1 lekë.

Në këtë situatë të paparashikueshme, aktorët e tregut pohojnë se është e pamundur të bëhen parashikime se si do të jetë ecuria e valutave në të ardhmen. Monitor

të fundit

Britani, në pranga 8 të dyshuar për rrjet ndërkombëtar abuzimesh seksuale ndaj grave pas drogimit

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani (NCA) bëri të ditur sot se tetë persona janë vënë në pranga në kuadër…

4 minutes ago

Vatikani përjashton gjashtë peshkopë të SSPX dhe paralajmëron masa edhe për mbështetësit zyrtarë të grupit

Selia e Shenjtë ka bërë publik vendimin për përjashtimin nga Kisha të gjashtë peshkopëve të Shoqërisë së Shën Piut X…

4 minutes ago

Ferati për mbylljen e “Vita” në Istog: Të mos pësojnë fermerët dhe punëtorët

Kryetari i Istogut Ilir Ferati reagoi pas vendimit për mbylljen e Qumështores ‘Vita” në Istog, duke vlerësuar se ky vendim…

9 minutes ago

Berisha: Asnjë efektiv i plagosur nuk figuron në urgjencat e spitaleve të Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një reagim në rrjetet sociale shkruan, se ministria e Brendshme ka mashtruar publikisht,…

12 minutes ago

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor që ka marrë votat me krim

Deputeti i PS-së, Ardit Bido, u përfshi në një debat të ashpër me aktivisten Sidorela Vatnikaj, në emisionin “Të Paekspozuarit”…

17 minutes ago

Besa zyrtarizon Leart Zekollin, ish-anësori i Partizanit i bashkohet verdhezinjve

Kategoria e ParëBesa ka zyrtarizuar afrimin më të ri në radhët e saj [...]Read More...

22 minutes ago