Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës nuk përfitojnë nga paga e 13-të, pasi emrat e tyre nuk figurojnë në listën e pagave që ekzekutohet nga Thesari i shtetit.
Çështja u ngrit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Ajo kërkoi shpjegime për arsyen pse punëtorëve të transmetuesit publik nuk u është realizuar pagesa e 13-të.
None found
Murati sqaroi se vendimi i Qeverisë për pagën e 13-të zbatohet për të gjithë punonjësit që marrin pagë nga buxheti i shtetit dhe që përfshihen në listat e pagave të menaxhuara nga Thesari.
Sipas tij, punëtorët e RTK-së nuk hyjnë në këtë kategori, pasi transmetuesi publik nuk është organizatë buxhetore.
Ministri theksoi se RTK-ja ka statusin e një entiteti të veçantë juridik, ndërsa mënyra e financimit të saj rregullohet nga Kuvendi. Për këtë arsye, buxheti dhe pagesat e punonjësve të saj konsiderohen përgjegjësi e vetë institucionit.
Murati tha se, për sa kohë që Kuvendi nuk ka përcaktuar një buxhet ose një mekanizëm të posaçëm financimi për RTK-në, Qeveria ka vijuar ta mbështesë atë përmes subvencioneve.
Ai shtoi se menaxhmenti i RTK-së vendos për përdorimin e shumës së marrë, duke përcaktuar pjesën që shkon për paga, shpenzime operative dhe investime në pajisje.
Ganimete Musliu e kundërshtoi arsyetimin e ministrit, duke deklaruar se edhe punonjësit e RTK-së paguhen nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe, për këtë arsye, duhet të trajtohen njësoj me punonjësit e tjerë të sektorit publik.
Deputetja e PDK-së e cilësoi të padrejtë ndarjen mes punonjësve të RTK-së dhe shërbyesve të tjerë civilë mbi bazën e mënyrës së financimit të tyre.
Musliu njoftoi se do të kërkojë përgjegjësi nga menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës për mosrealizimin e pagës së 13-të, duke qenë se është pjesë e komisionit parlamentar që trajton këto çështje.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke kujtuar rëndësinë e Kongresit…
Të paktën 14 persona kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e një ndërtese banimi të goditur nga një dron rus…
Kanë nisur pjesët e para të tre ndeshjeve të fundit që përmbyllin javën e 11-të të Kategorisë së Parë [...]Read…
Vora dhe Tirana VORA 0-0 TIRANA“Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “FK Vora”Arbitër: Juxhin Xhaja FORMACIONET ZYRTARE: VORA: Harizaj; Zuna, Shiba, Karrica, Clemente, Kashari,…
Kanceri i qafës së mitrës po prek edhe moshat gjithnjë e më të reja. Në Maqedoni, pacientja më e re…
Reshjet e dendura të shiut, të lidhura me fenomenin klimatik El Niño, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Ishujt Galapagos…