Bayern Munich po shqyrton mundësinë të ndryshojë politikën e saj të rreptë të kontratave për Harry Kane, duke i propozuar sulmuesit anglez një marrëveshje të re afatgjatë.
Sipas raportimeve, Kane është pranë rinovimit me klubin bavarez. Fillimisht, ai kishte preferuar një kontratë trevjeçare, e cila do ta mbante pjesë të skuadrës deri pranë moshës 36-vjeçare.
None found
Gazetari gjerman Rapha Honigstein bën të ditur se negociatat po shkojnë drejt një marrëveshjeje dyvjeçare, me kushte financiare të favorshme për kapitenin e Anglisë. Ndonëse ky afat është më i shkurtër nga ai i dëshiruar prej Kane, një kontratë e tillë do të ishte sërish jashtë praktikës së zakonshme të Bayernit.
Klubi gjerman zakonisht u ofron lojtarëve mbi 30 vjeç vetëm kontrata njëvjeçare. Manuel Neuer, 40 vjeç, kapiteni dhe një prej figurave kryesore të ekipit, mori së fundmi një zgjatje kontrate me kohëzgjatje vetëm një vit.
Ndryshe veproi klubi me Thomas Muller, të cilit nuk iu rinovua kontrata në vitin 2025 dhe më pas ai u transferua te Vancouver Whitecaps në MLS.
Joshua Kimmich përbën një tjetër rast përjashtimor, pasi firmosi një marrëveshje më të gjatë pasi kishte kaluar moshën 30-vjeçare.
33-vjeçari Kane po përjeton një nga fazat më të mira të karrierës së tij. Në tri sezonet e para me Bayernin, ai ka realizuar 146 gola dhe ka fituar dy tituj radhazi në Bundesligë. Forma e tij mbetet e lartë edhe këtë sezon, me 10 gola të shënuar në 12 ndeshje.
Marrëveshja aktuale e sulmuesit me Bayernin përfundon në verën e vitit 2027, por drejtuesit e klubit synojnë ta mbajnë atë në skuadër edhe pas këtij afati.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer në Hagë pas vizitës në Kosovë, e cila ishte autorizuar për…
Policia ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 në Durrës, ku janë marrë shuma të konsiderueshme parash…
Zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e shëndetësisë, forcimi i kapaciteteve spitalore dhe garantimi i aksesit në…
Një valë zgjedhjesh në disa prej vendeve më të rëndësishme të Evropës gjatë 13 muajve të ardhshëm mund të ndryshojë…
Belgjika pritet të përballet me paralizim të transportit ajror dhe atij publik më 23 nëntor, për shkak të një proteste…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për refuzimin e kryerjes së operacionit në spitalin Memorial të Fierit. Veliaj pretendon…