Policia e Tiranës ka kapur dhe ndaluar një 38-vjeçar, i dyshuar për një sërë vjedhjesh.
D. B., 38 vjeç, banues në Tiranë është kapur në flagrancë, gjatë natës, nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të hapë dyert e disa mjeteve të parkuara në zonën e Unazës e Re.
None found
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:
– Më datë 10.03.2019, në një mjet ka vjedhur një çantë dore me një sasi lekesh dhe sende personale.
– Më datë 18.07.2019, në një automjet ka vjedhur një portofol me 45.000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet që dyshohet se i ka vjedhur, disa ora, parfume, syze të ndryshme, portofola, çanta dore.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë”.
Një studente ka përcjellë një mesazh të fuqishëm, teksa ndodhet në protestë me të rinjtë e tjerë, të cilët kërkojnë…
Jose Mourinho ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e Wesleyt në fitoren dramatike të Real Madridit ndaj Romës me rezultat…
YouTube Music ka nisur një sistem të ri etiketimi që synon t’u tregojë më qartë dëgjuesve se kur inteligjenca artificiale…
Për adhuruesit e orëve klasike, kalimi te një smartwatch apo fitness tracker i madh nuk është gjithmonë zgjedhja ideale. Pikërisht…
Ideja e një “apokalipsi të inteligjencës artificiale” zakonisht përfytyrohet si një skenar i frikshëm, ku makinat marrin kontrollin dhe njerëzimi…
Facebook po u jep përdoruesve më shumë mundësi për të ndikuar drejtpërdrejt në algoritmin që përcakton se çfarë përmbajtjeje shfaqet…