Policia e Tiranës ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 3 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 30, datë 20.07.2020, neni 3, pika 7/2 “Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat ushtronin aktivitetin me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.
None found
Në përfundim të veprimeve të para, për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit Sh. K., B. L. dhe B. K., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…