Edhe pse lojërat e fatit u sekuestruan dhe u ndaluan me ligj jo të gjithë i binden këtij ligji.
Policia e Tiranës njofton se ka goditur një rast të organizimit të lotarive të palejuara dhe po ashtu vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara.
None found
Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se si rrjedhojë, është arrestuar pronari i lokalit në Kombinat, ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm.
Ndërsa, policia ka proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë.
Njoftimi i policisë
Goditet një rast i organizimit të palejuar të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara.
Vihet në pranga pronari i lokalit. Procedohen penalisht gjashtë shtetas të tjerë. Sekuestrohen letra pokeri dhe sasi lekësh me të cilat këta shtetas po luanin.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bazë të informacioneve të marra se në një lokal ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B, në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat, 6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Rusia po ndërmerr një nga projektet më ambicioze në fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor, me synimin për të zgjatur…
Shqipëria luan sot një ndeshje të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit të Ligës së…
Kompania "AS Senjak" ka reaguar ndaj pres konferencave të VLEN duke thënë se nuk kanë marrë asnjë kredi nga Alta…
Kompania hapësinore SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në eksplorimin e hapësirës, duke…
Mbi 22 milionë persona janë prekur nga një sulm kibernetik mbi platformën franceze Maileva, në pronësi të grupit La Poste.…
Vrasja e Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta dhe hetime për…