Categories: Uncategorized

“Nuk numërohen llojet e punëve që kam bërë”, Uzuni rrëfen jetën e vështirë: Punoja në restorant dhe erdhi trajneri i futbollit

Njerëzit më të fortë janë ata që kalojnë sprovat më të mëdha.

E futbolli që është në një paralelizëm të saktë me mënyrën sesi funksionon vetë jeta, e ka treguar qartësisht se futbollistët më të mëdhenj janë ata që dalin nga balta, pra mes vështirësive dhe luftës për mbijetesë.

Të lidhura

None found

Sa i përket lojtarëve shqiptarë, padyshim mund të thuhet se është Myrto Uzuni si lojtari i momenti. Sulmuesi shqiptar ka qenë vendimtar për të eliminuar skuadrat nga më të njohurat në Europë si Celtic dhe Dinamo e Zagreb.

Në një intervistë për mediat në Hungari, Uzuni tregon vetëm pak nga jeta e vështirë në fëmijëri, por mjaftueshëm për të kuptuar sesi është ngritur ky njeri. Pa asnjë ndihmë të vetme dhe duke i ngjitur vetë shkallët e vështira që janë ofruar për të, ndryshe nga të tjerët që përdornin “ashensorin” dhe më pas ktheheshin me të njëjtën shpejtësi për të zbritur poshtë.

“Ne shkuam në Greqi për një jetë më të mirë dhe shumë shpejt e kuptuam se atje ishim vetëm të huaj. Unë mbërrita në Greqi kur isha 8-vjeç dhe në moshën 14-vjeçare më duhej të punoja disa orë në ditë për të siguruar jetesën. Luftuam së bashku me familjen për jetën tonë të përditshme. Në dy duart e mia, nuk numëroheshin sesa lloje punësh kam bërë, por një prej tyre solli edhe kthesën e madhe.

Kam punuar në një restorant dhe atje takova një trajner futbolli. Ai më konfirmoi sesa e vështirë ishte për mua që të stërvitesha në darkë duke vazhduar edhe në restorant, ndërsa unë do ta lija menjëherë punën pasi po rrezikoja futbollin dhe nuk do të isha këtu sot me Ferencvarosh.

Molde? Kam luajtur ndaj tyre kur isha me Laçin. Ata janë një skuadër vërtet e mirë dhe kanë fituar 0-2 në fushën tonë. Gazetat norvegjeze më kanë intervistuar dhe më kanë vlerësuar së tepërmi. Ndaj Moldes do të jem edhe për një hakmarrje për atë humbje që kam bërë me Laçin”, ka thënë Uzuni.

të fundit

EMRI/ Tentoi të përdorte pistoletën në një sherr në Vlorë, në pranga 34-vjeçari; iu gjet edhe grusht metalik

Policia e Vlorës ka arrestuar 34-vjeçarin Mario Meçanaj, pasi dyshohet se ka tentuar të përdorë armë zjarri gjatë një konflikti…

27 seconds ago

VIDEO/ Tabaku: Albania has the lowest pensions in the region

Ditën e sotme, përmes një videomesazhi në rrjete sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se pensionet në…

8 minutes ago

Klekovski: Early warning on drugs will help protect public health more quickly

Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të Agjendës së Reformave 2024–2027, po zbaton dy masa kyçe që lidhen me politikën ndaj…

8 minutes ago

Skënderbeu-Dinamo nis në Korçë pas vërshëllimës së arbitrit

Pjesa e parëSkënderbeu 0-0 Dinamo   FORMACIONET ZYRTARE:SKËNDERBEU: Dobjani; Lagonidis, Totre, Nasr, Bismark, Janaqi, Drame, Shkëmbi, Zenullari, Shaqe, Amadou [...]Read More...

17 minutes ago

Klekovski: Paralajmërimi i hershëm për drogërat do të ndihmojë në mbrojtjen më të shpejtë të shëndetit publik

Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të Agjendës së Reformave 2024–2027, po zbaton dy masa kyçe që lidhen me politikën ndaj…

25 minutes ago

Granit Xhaka detyrohet të lërë fushën pas lëndimit ndaj Chelseat

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, pësoi një goditje të rëndë pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të…

41 minutes ago