Dy masa të rëndësishme për politikën ndaj drogërave dhe përafrimin me ligjet e Bashkimit Evropian po zbatohen nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Agjendës së Reformave 2024–2027. Kështu njoftoi sot ministri Sasho Klekovski në një postim në Facebook.
Klekovski tha se mori pjesë sot në mbledhjen koordinuese të Agjendës së Reformave, ku u diskutua puna e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë drejtim.
None found
Ministri bëri të ditur se është krijuar një grup pune për përafrimin e Ligjit për Kontrollin e Drogërave Narkotike dhe Substancave Psikotrope me legjislacionin e BE-së. Gjithashtu, po punohet për lidhjen e një marrëveshjeje pune me Agjencinë e BE-së për Drogërat (EUDA).
Sipas Klekovskit, Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën për një mision ekspertësh TAIEX, i cili do të ndihmojë në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drogërat, në përputhje me strategjinë përkatëse të BE-së.
Ministri tha se misioni parashikon fuqizimin e Observatorit Kombëtar për Drogërat, ngritjen e një sistemi të paralajmërimit të hershëm dhe raportimin pranë EUDA-së.
Hapi i dytë i Agjendës së Reformave, i cili është paraparë për vitin e ardhshëm, synon përafrimin e listës së substancave psikoaktive me listën e BE-së dhe përfshirjen në legjislacion të nocionit “substancë e re psikoaktive”, nënvizoi Klekovski.
“Këto masa shkojnë përtej detyrimeve administrative. Me një sistem efektiv të paralajmërimit të hershëm mund të identifikojmë me kohë substancat e reja të rrezikshme dhe të veprojmë më shpejt për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, tha ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, pësoi një goditje të rëndë pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të…
Ditën e sotme, përmes një videomesazhi në rrjete sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se pensionet në…
Boksieri nga Bullgaria, Rumen Rumenov, është shpallur boksieri më i mirë i turneut të 28-të tradicional ndërkombëtar të boksit “Adem…
I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? — Klan Kosova [...]Read More...
Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…
Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...] Read More... The…