Categories: Uncategorized

Të vërtetat e pathëna për Anisën dhe Blertën: Nga pastori, te kisha që frekuentonin

Nga ekspertiza e vdekjes së Zhaneta Josifit dhe vajzës së saj Anisës, rezultoi se kjo e fundit kishte qëndruar në shtratin e vdekjes për plot 15 muaj, ndërsa nëna dhe motra e mbanin ende në banesë.

Blerta, e mbijetuara e vetme tregoi se nëna kishte ndërruar jetë një ditë para se policia të shkonte në banesën e tyre, duke treguar se ato të dyja kishin filluar të agjëronin sepse besonin se Anisa do të ringjallej, shkruan Albeu.com.

Të lidhura

None found

Kryeredaktori i Gazetës Tema Bledi Lumani ka bërë publike detaje të reja nga kjo ngjarje. Lumani thotë se i njihte vajzat duke treguar një anë tjetër të tyren, përtej besimtares që arrin deri në vetëflijim.

Ai shkruan se deri pak vite më parë, vajzat shkonin në kishën “Rilindja”, që drejtohet nga pastor Fitor Muça në Tiranë.

Sipas tij pikërisht pas një konflikti me këtë të fundit, vajzat nuk shkuan më në kishë, dhe shkëputën marrëdhëniet me besimtarët e tjerë.

Lumani e quan këtë moment një pikë kthese në jetën e vajzave. Ai thotë se vetëm me zbardhjen e vdekjes së Anisës mund t’i jepet shpjegim të gjithë kësaj situate.

Shkrimi i plotë i Bledi Lumanit:

Të enjten mbrëma, ndërsa kthehesha në shtëpi, u përballa me një mori makinash policie dhe autoambulance.

Mendova se kishte ndodhur ndonjë vrasje dhe sapo shkova në shtëpi, më shumë për arsye pune, se sa kurioziteti, hapa email-in për të lexuar komunikatat e policisë.

Ajo që kishte ndodhur ishte përtej imagjinatës dhe në vrullin e botimit të lajmit, as nuk i lexova fare emrat e viktimave dhe të mbijetuarës.

Kur iu riktheva sërish lajmit për ta parë, më tërhoqi vëmendjen origjina e tyre, Përmeti, prej dhe nga jam vetë, dhe kjo ndryshoi komplet qendrimin tim.

Pastaj kur lexova emrat, Anisa e Blerta, Blerta, Anisa, Anisa, Blerta, thjesht mbeta si i mpirë për disa minuta.

Hera e fundit që i kisha takuar, duhet të ketë qenë diku tek 8 apo 9 vite më parë.

Dhe deri të enjten mbrëma, jo vetëm që s’kisha dëgjuar më për to, por i kisha fshirë nga memoria edhe si emra.

Atë mbrëmje dhe të premten isha aq i tronditur, sa që nuk mendoja dot për gjë tjetër, veçse për Anisën dhe Blertën.

Anisën simpatike, gazmore sa më s’ka, e zgjuar dhe e dashur, që gjithë kohën e mbaj mend veçse të qeshur. Ashtu si të motrën, Blertën, që nuk ndaheshin kurrë nga njëra-tjetra.

Doja të shkruaja diçka, por nuk mundesha, sepse ende më dukej e pabesueshme ajo që kishte ndodhur me to.

Por, duke qenë se janë thënë e shkruar lloj lloj marrëzish për to, e ndjeva si një detyrim, për të sqaruar disa gjëra, sepse Anisa dhe Blerta që njihja unë, nuk e meritonin këtë fund.

Anisën dhe Blertën i kam njohur që adoleshent.

Ato nuk ndiqnin asnjë sekt në Përmet, siç po thuhet këto orët e fundit, por shkonin në kishë. Ishin të krishtera ungjillore.

Ungjillorët, për ata që nuk i njohin, janë feja e pestë zyrtare në Shqipëri dhe fillesa e saj në vendin tonë zë me Gjerasim e motrat Qiriazi.

I ati i tyre, po ashtu nuk kishte lidhje me asnjë sekt dhe nuk shkonte as në kishë. Ashtu si dhe e ëma, me sa mbaj mend.

Kur mbaruan gjimnazin, erdhën në Tiranë, për të vazhduar shkollën e lartë, njëra për Inxhinieri, tjetra për Ekonomik.

Dhe natyrisht, vazhduan të shkonin në kishë, sepse ishin besimtare të krishtera.

Deri pak vite më parë, shkonin në kishen “Rilindja”, që drejtohet nga pastor Fitor Muça.

Biles herën e fundit që i takova, sapo kishin dalë nga takimi i së dielës në kishë.

Për shkak të një konflikti me pastorin e kishës, sipas informacioneve të mia, Anisa me Blertën nuk shkuan më në kishë. Madje ndërprenë kontaktet edhe me besimtarët e tjerë, miq të tyre, të cilët i merrnin në telefon për t’i takuar.

Pra, deri në këto momente, ishin vajzat më normale të mundshme, që e donin jetën dhe që falnin veçse mirësi dhe dashuri, për këdo që njihnin.

Nuk ishin ato të “çmendurat” që po përpiqen t’i vizatojnë në media, që nuk mbanin telefon, nuk iu flisnin njerëzve, apo nuk dilnin jashtë shtetit, se nuk ua lejonte “sekti” që ndiqnin.

Se çfarë ka ndodhur me to kohët e fundit, mbetet për t’u sqaruar, por duhet thënë se raportimet në media, që ato agjëronin me qëllim që të vdisnin, me qëllim pastaj që të ringjalleshin, janë një çmenduri edhe më e madhe e asaj që ka ndodhur.

E vetmja gjë e qartë në këtë histori, është fakti se nëna e vajzave dhe Blerta, të tronditura nga vdekja e Anisës (zbulimi i si cilës mund të zbardhë gjithë historinë), të shokuara nga ajo që ka ndodhur, kanë filluar të agjërojnë dhe luten, me shpresën se ajo do të ringjallej.

Dhe pastaj situata iu ka dalë jashtë kontrollit, duke kaluar në një ekstremitet tronditës, ku nuk ka më lidhje as logjika njerëzore dhe as besimi në Zot.

Blerta mund të zbardhë atë që ka ndodhur në ditët në vijim, kur shpresoj që të vijë në vete dhe të jetë e vetëdijëshme për atë që ka ndodhur, ndërkohë që ne të tjerët, thjesht duhet të presim e të mos shpikim historira të paqëna.

Dhe pse jo, edhe të lutemi për Blertën. Duke nisur nga pastori i saj, që çuditërisht ka heshtur këto ditë, e deri tek ne që i njihnim dhe i lamë në harresë, të rrëmbyer nga jeta e përditshme e Tiranës.

Se i harruam kur ishin gjallë (Anisën dhe të ëmën), t’i mohonim sikur s’kanë ekzistuar apo se kanë qenë thjesht tri femra të marra, do të ishte edhe më e rëndë.

të fundit

Horoskopi 22 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dëgjojini këshillat e Saturnit sot ju qe jeni ne një lidhje. Te jesh me statusin tuaj është fat, prandaj…

8 minutes ago

Drejtori i AKU Shkodër u dhunua me sende të forta, policia: Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen “Fahri Ramadani”, ku u…

32 minutes ago

“Është biznes i frikshëm”, Lala dhe Dervishi flasin për takimet speciale me eskorta dhe futjen e celularëve në burgje

Gazetarët Klodiana Lala dhe Ferdinand Dervishi dhanë detaje në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV për gjendjen në burgje, ku…

52 minutes ago

PS-PD bashkojnë votat për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ Reagon prezenca e OSBE: Hap pozitiv për dialogun politik

Prezenca e OSBE-së mirëpret miratimin me konsensus nga parlamenti të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Kjo shënon një hap pozitiv…

1 hour ago

Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar mbrëmjen…

2 hours ago

Mereme Sela: Berisha do të pësonte humbje katastrofike përballë meje! Më hoqën nga frika

Mereme Sela, e cila aspiroi të ishte kandidate për kryetare të Partisë Demokratike, por nuk u lejua nga lidershipi i…

2 hours ago