Categories: kosovë

Serbia ndalon Osman Selmanin në Mutivodë, transferohet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd

Osman Selmani, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare Mutivodë, në momentin kur po kthehej nga vendlindja e tij, dhe më pas është dërguar në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

Të lidhura

None found

Aktualisht, ai po mbahet nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte.

Familja e tij ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të pabazuara, ndërsa ka shprehur bindjen se ai është i pafajshëm.

“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës,” thuhet në reagimin e familjarëve.

Në njoftimin e bërë publik prej tyre thuhet:

“Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë,

Ju njoftojmë se babai ynë, Osman Selmani, është arrestuar më 01.07.2026 në pikën kufitare Mutivodë, teksa po kthehej nga vendlindja e tij. Aktualisht, ai ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, përballë akuzave të cilat ne, si familje, i konsiderojmë të pabazuara dhe të pavërteta.

Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah.

Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë.”

të fundit

Studentët vijojnë marshimin në Tiranë, protesta mbërrin te Ministria e Arsimit

Marshimi i studentëve vijon në rrugët e Tiranës. Pasi u ndalën te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për t’u bërë…

9 minutes ago

Miratohet në Qeveri propozimi i plotësuar për ribalancimin e Buxhetit 2026

Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi Propozimin e ribalancit të plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, në të cilin janë…

9 minutes ago

Policia e Kosovës njofton emërimet e reja në strukturat drejtuese

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për ndryshime të shumta në udhëheqjen e Policisë së Kosovës. Nga Policia e Kosovës,…

10 minutes ago

Tensionet në Tiranë shtyjnë për në dhjetor Panairin e 29-të të Librit

Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, i parashikuar të mbahej në datat 11–15 nëntor, është shtyrë për në muajin…

27 minutes ago

Fituesi i Topit të Artë te Juventusi? Carnevali flet për mundësitë e transferimit

Giovanni Carnevali ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur nëse Juventusi do të transferojë fituesin e Topit të Artë,…

27 minutes ago

Prindërit e viktimave të “Pulse”: Mbyllja në kohë nga institucionet do të kishte ndalur funksionimin më 16 mars 2025

Prindërit e viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën Pulse në Koçan reaguan ashpër ndaj kërkesës së avokatit Petre Shilegov që…

35 minutes ago