Një 31-vjeçar nga Patosi është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Njoftohet se I.S ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, pasi i ishte dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg” nga gjykata L`Aquila për “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
None found
Njoftimi i plotë
Finalizohet operacioni policor i koduar “PRIMO”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, Interpol Tirana dhe zyra ndërlidhëse Interforza.
Bie në prangat e Policisë 31-vjeçari nga Patosi, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe zyrës ndërlidhëse Interforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “PRIMO”.
Si rezultat i operacionit, në qytetin e Patosit, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Patos.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e L`Aquila, Itali, më datë 20.04.2020 i ka caktuar masën e sigurimit ”Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit është 24 vjet burgim.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Të gjitha institucionet të vihen në gatishmëri të plotë, për të shmangur çdo problematikë që mund të haset gjatë sezonit…
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë që të caktojë masë paraburgimi ndaj dy të…
Pas shtrenjtimit të biletave njëdrejtimëshe në Prishtinë, nga 1 korriku: nga 50 centë në 80 centë reagoi Lëvizja Vetëvendosje Lëvizja-…
Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë nga një…
Chelsea ka njoftuar nënshkrimin e mbrojtësit të Atalantës, Marco Palestra, në afatin kalimtar të verës 2026.Mbrojtësi 21-vjeçar ka nënshkruar një…
Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe…