Categories: kosovë

Vetëvendosje: U premtua transport falas, por tani çmimi i biletave të autobusëve është dyfishuar

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Prishtinë ka reaguar pas vendimit për shtrenjtimin e biletave njëdrejtimëshe në Prishtinë, të cilat nga 1 korriku do të rriten nga 50 centë në 80 centë.

Sipas kësaj partie, rritja e çmimit të biletës në transportin urban dëshmon se qeverisja e PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë ka zgjedhur që barrën e dështimeve të veta t’ua ngarkojë qytetarëve.

Të lidhura

None found

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se pas pesë vitesh qeverisjeje, rezultati është i qartë: nuk është shtuar asnjë autobus i ri për Trafikun Urban, nuk janë përmirësuar kushtet për udhëtarët dhe nuk ka pasur rritje të cilësisë së shërbimeve. Sipas tyre, në vend të investimeve dhe reformave, qytetarëve po u ofrohet vetëm një biletë më e kushtueshme.

Vetëvendosje thekson se PDK dhe LDK e kërkuan votën e qytetarëve duke premtuar zgjidhje për trafikun dhe transportin publik. Sipas reagimit, Uran Ismaili, partneri kujdestar i Përparim Ramës, kishte premtuar transport publik falas, por sot, me PDK-në në pushtet, qytetarët përballen jo me transport falas, por me një biletë dy herë më të shtrenjtë.

Më tej, në reagim thuhet se kjo dëshmon se për PDK-në dhe LDK-në, premtimet zgjasin vetëm deri në ditën e zgjedhjeve. Pas tyre, sipas Vetëvendosjes, qytetarët përballen me tarifa më të larta, ndërsa Kryeqyteti vazhdon të ketë të njëjtat vështirësi: mungesë autobusësh, shërbim të pamjaftueshëm, pritje të gjata dhe mungesë vizioni për zhvillimin e transportit publik.

Kjo parti shprehet gjithashtu se Komuna e Prishtinës ka planifikuar mbi 8 milionë euro për transportin publik në vitin 2026 dhe se këto janë mjete të qytetarëve, të mbledhura nga taksat e tyre.

Sipas Vetëvendosjes, pavarësisht këtij financimi, qeverisja e Përparim Ramës ka vendosur të rrisë edhe çmimin e biletës, duke bërë që prishtinasit të paguajnë dy herë për të njëjtin shërbim: një herë përmes taksave dhe një herë përmes biletës së shtrenjtuar.

Në reagim thuhet se ky vendim është marrë pa një analizë të qartë, pa logjikë ekonomike dhe pa vizion zhvillimor. Për këtë arsye, Vetëvendosje kundërshton vendimin dhe kërkon nga ekzekutivi i Kryeqytetit që ta tërheqë atë menjëherë.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje-Qendra Prishtinë, Prishtina nuk ka nevojë për bileta më të shtrenjta, por për më shumë autobusë, transport publik më efikas, shërbime më cilësore dhe një vizion të qartë për mobilitetin urban. Mbi të gjitha, thuhet se qyteti ka nevojë për një qeverisje që i mban premtimet e dhëna qytetarëve.

Një ditë më parë, Komuna e Prishtinës bëri të ditur se bileta e autobusit do të kushtojë 60 centë nëse pagesa kryhet përmes sistemit digjital.

Deri më tani, një biletë ditore kushtonte 80 centë, ndërsa tani ajo do të bëhet 1.2 euro në pagesë me para në dorë dhe 1 euro përmes “Kuletës Digjitale”.

të fundit

Powerful storm hits Skopje, Gjorgjievski: The crisis headquarters and public enterprise teams are on the ground

Për shkak të stuhisë së fortë që goditi sot Shkupin, kryetari i Komunës, Orce Gjorgjievski informoi se Shtabi i Krizave…

3 minutes ago

Filipçe: There should be no rush on electronic voting; clear guarantees are needed for the security of the electoral process

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe thekson se nuk ka asnjë justifikim që qeveria të nxitohet me zgjidhjen kontroverse për votimin…

3 minutes ago

Avokati i Hashim Thaçit thotë se Apeli i Speciales pranoi edhe një kërkesë të Prokurorisë, ndërsa mbrojtjes iu hodhën poshtë të gjitha apelet

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi në një postim në X se Apeli i Gjykatës Speciale…

4 minutes ago

Scorching temperatures do not deter tourists in Rome, lines at the Colosseum as relief teams cool them with water

Prej disa ditësh, Italia po përballet me vapë të fortë, ndërsa vala e të nxehtit vijon të përshkojë Evropën. Edhe…

4 minutes ago

Salianji returns with the warning he made two years ago: From healthcare to ports and public assets, “You have treated Albania like a morsel”

Teksa vendi është përfshirë prej mbi një muaji nga protestat masive të nisura si pasojë e dhunimit të një qytetari…

4 minutes ago

Heavy rainfall floods areas in Skopje, causing road and sewage difficulties

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë të mërkurën Shkupin dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut shkaktuan vërshime në…

4 minutes ago