Categories: kosovë

Për vrasjen e imamit në Zlipotok, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prizren i ka propozuar Gjykatës Themelore në këtë komunë caktimin e masës së paraburgimit për dy persona të dyshuar, B.H. dhe I.H., në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur të hënën në mbrëmje në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit, ku humbi jetën imami Gazmend Tahirovci.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se B.H. dyshohet se më 29 qershor 2026, rreth orës 23, pas një konflikti të mëhershëm me viktimën G.T. lidhur me shfrytëzimin e një prone, përkatësisht një livadhi, e ka sulmuar me një mjet të mprehtë, thikë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Sipas të dhënave, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Të lidhura

None found

Përmes një kumtese për media, Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj B.H. ekziston dyshimi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”, sipas nenit 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, I.H., që është babai i të dyshuarit kryesor, dyshohet se nuk i ka ofruar ndihmë viktimës, edhe pse ka qenë pranë vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të vepronte pa vënë në rrezik veten apo persona të tjerë. Ai po dyshohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”, sipas nenit 188 të Kodit Penal.

Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar se do të vazhdojë të jetë e angazhuar në luftën kundër kriminalitetit, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

të fundit

Anthropic ngre alarmin për rreziqe katastrofike dhe ekzistenciale nga IA-ja

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic paralajmëroi të hënën se teknologjia e saj mund të paraqesë "rreziqe katastrofike ose ekzistenciale…

5 minutes ago

Prodhuesit shqiptarë kundër paketës fiskale 2027: Taksat më të larta mund të frenojnë investimet dhe konkurrueshmërinë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshton ndryshimet e pritshme në paketën fiskale për vitin 2027, duke kërkuar konsultim me biznesin përpara…

14 minutes ago

Shoqja e Arlindës: Ish-bashkëshorti i saj ishte përballur me probleme ligjore në SHBA

Anna Zhubi, shoqe e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë,…

15 minutes ago

Partizani kërkon reagim ndaj Elbasanit, Karoglan: Duhet të përballemi me realitetin dhe të rikthejmë grintën

Mislav KaroglanTrajneri kroat, Mislav Karoglan, nuk e ka nisur aspak mirë te Partizani, 2 humbje në 2 javët e para…

17 minutes ago

76-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Gjorçe Petrov, dyshohet për dhunë

Një grua 76-vjeçare u gjet e vdekur këtë mëngjes në shtëpinë e saj në rrugën "Gjurçin Kokale" në lagjen Gjorce…

18 minutes ago

Haxhiu dhe Gashi shqyrtojnë në Shkup thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut me një takim me homologun…

27 minutes ago