Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të pedagogut të Historisë Llambro Filo, i cili ishte shtruar në spitalin Infektiv pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
Meta thotë se Filo ka qenë profesori i tij i dashur, duke vlerësuar komunikimin e ngrohtë dhe aftësitë e spikatura pedagogjike.
None found
“Një tjetër lajm i trishtë më hidhëroi sot, ndarja nga jeta e njërit prej Profesorëve të mi të dashur, Llambro Filo, pedagogut veteran të Departamentit të Historisë.
Si ish-student i Tij ruaj respektin më të thellë për komunikimin e ngrohtë dhe njerëzor si mësimdhënës, për aftësitë e spikatura pedagogjike, por edhe si një intelektual me vlera të larta shoqërore dhe qytetare, me kontribut të shquar në fushën e Historisë, së cilës i kushtoi gjithë jetën e Tij.
Duke ndarë dhimbjen me familjen Filo, të afërmit, komunitetin e nderuar të historianëve dhe të gjithë studentët e shumtë të Tij, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!
Lamtumirë i dashur Profesor!
I paharruar kujtimi!”, shkruan Meta. /albeu.com/
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, janë zgjeruar. Krahas çështjeve për të cilat…
Hansi Flick ka dalë në mbrojtje të paraqitjeve të Barcelonës në ndeshjet e mëdha, pas kritikave të shumta të marra…
Klubi spanjoll Tenerife ka marrë një vendim human për të mbështetur financiarisht vajzën e futbollistit të tyre të ndjerë, Jesús…
Një 19-vjeçar u vra dhe të paktën tre persona u plagosën pas dy sulmeve me armë zjarri në një universitet…
Pushteti i ri në Serbi po përballet me një nga sfidat më të rëndësishme në raport me Republikën e Kosovës.…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…