Besnik Çota, i cili kishte mbajtur shiritin e kapitenit dhe kishte drejtuar si trajner Sopotin e Librazhdit, është ndarë nga jeta. Humbja e tij ka zhytur në zi sportin librazhdas.
None found
Ai ndërroi jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure në një spital të Tiranës. Prej një kohe të gjatë përballej me dinjitet me një sëmundje të rëndë, ndërsa trajtohej edhe me dializë.
Në vitet ’90, Çota u dallua si një prej mesfushorëve organizatorë më të mirë. Aftësitë e spikatura teknike dhe vizioni në lojë e karakterizuan karrierën e tij, ndërsa si kapiten udhëhoqi skuadrën në përballje të rëndësishme.
Pasi përfundoi rrugëtimin në fushë, ai vijoi kontributin te ekipet zinxhir dhe skuadra e parë e Sopotit. Brezat e rinj e kujtojnë si një trajner të qetë, të drejtë dhe të përkushtuar. Ndarja e tij nga jeta krijon një mungesë të madhe si në sportin e Librazhdit, ashtu edhe në atë shqiptar, ku vlerësohej jashtëzakonisht si sportist dhe si njeri.
Ngushëllimet më të ndjera i drejtohen familjes Çota, të afërmve dhe të gjithë komunitetit sportiv të Librazhdit për këtë humbje të rëndë. U prehtë në paqe, Besnik Çota. Kontributi dhe kujtimi i tij do të jenë përherë pjesë e historisë së Sopotit dhe futbollit librazhdas.
Maldini Kacurri ka shënuar golin e parë për Grimsby Town, në ndeshjen që këta të fundit po luajnë me Stafford,…
Kampioni i Kosovës Drita ka lëshuar prapë pikë, këtë herë në udhëtim te Drenica, në kuadër të xhiros së 13-të…
Prishtina i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e…
Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...]Read More...
Në kuadër të një operacioni të gjerë antimafia, një organizatë kriminale, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe e dyshuar…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…