kosovë

Ndarja nga jeta e Enver Petrovcit, reagon Albin Kurti: Kosova humbi një thesar kombëtar!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktori dhe regjisorit Enver Petrovci në moshën 71-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se sot Kosova humbi një thesar kombëtar, por trashëgimia e tij artistike do të përcillet brez pas brezi.

“Sot Kosova humbi një thesar kombëtar, por trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë, pasuri e përbashkët që institucionet tona dhe komuniteti i artistëve do ta ruajnë e përcjellin brez pas brezi”, shkruan ai, ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjes, kolegëve dhe të gjithë artdashësve.

“Me rolet e tij të paharrueshme dhe profesionalizmin e përpiktë, ai e ngriti teatrin dhe filmin tonë në skenën vendore, rajonale dhe evropiane”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë

Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit, regjisorit dhe pedagogut tonë Enver Petrovci. Kujtesa energjike dhe qartësia e mendimit e bënin të veçantë: në çdo takim përçonte frymëzim me liri shprehjeje, kurse me vështrime lucide e humor vitruoz ndriçonte çdo bisedë.

Para veprës së tij shtrihet një kaleidoskop artistik i pamasë. Ai ishte themelues i Teatrit “Dodona” dhe i Shkollës së Aktrimit, profesor në degën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, i dashur për aq shumë gjenerata studentësh. Me rolet e tij të paharrueshme dhe profesionalizmin e përpiktë, ai e ngriti teatrin dhe filmin tonë në skenën vendore, rajonale dhe evropiane.

Sot Kosova humbi një thesar kombëtar, por trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë, pasuri e përbashkët që institucionet tona dhe komuniteti i artistëve do ta ruajnë e përcjellin brez pas brezi. Ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe të gjithë artdashësve.

Kush ishte ikona e kinematografisë

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Është një aktor dhe regjisor shqiptar. Fillimishtë studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Ai ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” me rolet e luajtuara aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Pas mbarimit të luftës në ish Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.

Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, shqiptare dhe ndërkombëtare.

Është njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Univerisitetin e Prishtinës. Pra, në vitin 1989 ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, ku dhe formohen kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.

të fundit

VIDEO/ Bullgaria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare,…

5 hours ago

Horoskopi 17 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Jeta ne çift do jete si një ëndërr gjate kësaj dite. Do përjetoni emocione te vazhdueshme pranë partnerit tuaja…

6 hours ago

OKB mirëpret zgjatjen e armëpushimit Liban-Izrael, Guterres: Mbështesim përpjekjet për t’i dhënë fund armiqësiv

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përshëndeti të shtunën zgjatjen e armëpushimit midis Libanit dhe Izraelit pas bisedimeve të…

6 hours ago

Kishte konsumuar dyfish më shumë alkool se Nikoll Radaçi, kush është 44-vjeçari i dehur që ecte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit

44-vjeçari Rezart Abazaj, është personi i dehur i cili lëvizte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit mbrëmjen e kësaj…

7 hours ago

I dehur dhe me shpejtësi të lartë pranë vendit ku ndodhi tragjedia e Durrësit/ Policia arreston një 44-vjeçar pasi lëvizte në mënyrë të rrezikshme në zonën e ish-Kënetës

Një 44-vjeçar është arrestuar në gjendje të dehur në Durrës pranë vendit ku ndodhi tragjedia me vdekjen e dy fëmijëve.…

7 hours ago

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

Alisi ka dhuruar një performancë drithëruese në finalen e Eurovision 2026, e mbushur plot emocion teksa mban numrin 5 në…

7 hours ago