Gucci vjen edhe më befasues me modelen e re.
Në botën e modës jemi mësuar që kryesisht të shohim vetëm modele të bukura e me forma trupore perfekte, po së fundmi duket se edhe emrat më të rëndësishëm të kësaj industrie duan të përfaqësohen me figura të reja: djem dhe vajza të zakonshëm dhe larg imazhit të së përsosurës.
None found
Shtëpia e modës Gucci përballet shpesh me kritika sa i përket zgjedhjeve që bën për të përfaqësuar të bukurën.
Ditët e fundit një tjetër imazh i kësaj kompanie lider është edhe 18-vjeçarja, Ellie Goldstein e cila punon si modele në kompani të ndryshme.
Ajo është me të vërtetë e bukur dhe jo vetëm për t’u parë. Vajza me sindromën Down përcjell vetëm pozitivitet me buzëqeshjen e saj të ëmbël.
Qartazi dallohet arsyeja se pse është imazhi i përzgjedhur nga Gucci.
“Xhirimet shkuan vërtet shumë mirë. Unë kam provuar aksesorë të ndryshëm, veshje të shumta. E dashuroj këtë. Jam e mahnitur që kjo më ndodhi mua”, ka thënë bukuroshja e emocionuar dhe falenderuese rreth asaj që po i ndodh.
Imazhet e Ellie postuar në faqen zyrtare të Gucci-t në instagram kanë arritur plot 863 mijë pëlqime, që tregon se 18-vjeçarja është pëlqyer shumë nga shikuesit.
Julian NagelsmannGjermania e drejtuar nga trajneri Julian Nagelsmann nuk shkoi më shumë se faza e 1/32-ave në Kupën e Botës…
Meteorologia e njohur Tanja Porja, gjatë një interviste në në Dita Jonë në A2 CNN, ka paralajmëruar se korriku do…
Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme përpara ambienteve të SPAK, ku kanë njoftuar se do të dorëzojnë librin “Albanian Files”,…
Aidon ShehuAidon Shehu do të largohet nga Hull City dhe me gjasë, hapi i tij i radhës do të jetë…
Kryeministri në detyrë Albin kurti ka njoftuar se paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro, duke e cilësuar…
Në prag të ndeshjes së fazës së 1/16-tës të Kupës së Botës kundër Kroacisë, Cristiano Ronaldo është tema kryesore në…