showbiz

Demi Moore rikthen balluket pas 29 vitesh që nga filmi i famshëm “Striptease”

Demi Moore, 62 vjeç, ka surprizuar ndjekësit e saj me një rikthim të frymëzuar në kohën e klasikes Striptease (1996), ajo u shfaq me balluke për herë të parë që nga ajo kohë, si pjesë e projektit me Gucci.

Në një postim në Instagram, aktorja zbuluar imazhe të reja të saj, ku flokët e saj të gjatë shkëlqenin së bashku me balluket e modelit “curtain bangs”. Ajo shkroi: “Balluke, herë pas here. Faleminderit @gucci që më lejuat t’i rikthej për herë të parë që nga ditët e Striptease!” Krahas kësaj fotoje, Demi postoi edhe një imazh nga vetë filmi Striptease, për t’i bërë krahasimin me paraqitjen e sotme.

Të lidhura

None found

Rikthimi i saj u vlerësua prej mediave të modës, revista Vogue Beauty e përfshiu këtë si një nga momentet kryesore të Muajit të Modës. Ndjekësit dhe kolegët e saj i dhanë përkrahje masive: vajza Tallulah Willis komentoi, “Shumë mirë! Të duam.”

Ky ndryshim në estetikë erdhi si pjesë e rolit të saj në filmin e shkurtër të Gucci, The Tiger, ku Moore luan karakterin Barbara Gucci dhe balluket ishin pjesë e transformimit të fytyrës për këtë rol.


Ndërsa disa stile janë të përkohëshme, ky rikthim pas 29 vitesh ka pasur ndikim të madh ndër fansa dhe kritikë, një kombinim i nostalgjisë dhe modernitetit që nxit diskutime për bukurinë që sfidon kohën.

të fundit

Parashikimi i motit 2 Nëntor 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohetme alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të…

47 seconds ago

Horoskopi 2 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Me ne fund do ndiheni te lumtur juve qe jeni ne një lidhje. Do i lini pas krahëve te…

10 minutes ago

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

7 hours ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

7 hours ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

7 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

7 hours ago