Armine Harutynyan nuk është një modele profesioniste, por ka marrë pjesë në shfaqjet e Gucci.
Ajo është 23 vjeç, me origjinë nga Armenia. Ka flokë të errët, një fytyrë të mprehtë dhe vetulla të trasha.
None found
Që prej pjesëmarrjes në prezantimin e koleksionit pranverë-verë 2020 nga Gucci, Armine mori tepër vëmendje. U duartrokit nga disa dhe u komentua nga të tjerë në mënyrë denigruese për pamjen e saj fizike.
Historia e Armine, tregon edhe njëherë për stereotipet e vendosura për gratë në shoqëri dhe për standardet që vënë në dyshim karakteristikat fizike dhe etnike të secilit prej nesh. Shumë prej komenteve drejtuar Armine, kanë edhe një përmbajtje seksiste:
“Pse duhet të ishte grua kjo?”, “A do dilnit ju me këtë?” etj.
Të tjerë e kritikuan duke shkruar se nuk ishte tërheqëse dhe se nuk ka vend për të në industrinë e modës.
Armine u bë pjesë e Gucci-t krejt rastësisht. Siç raporton faqja theartgorgeous.com, ajo u pa nga një zbulues talentesh në Berlin, i cili i kërkoi të shkëmbenin numrat e kontaktit. Armine ishte në Berlin për të dëgjuar bandën e saj të preferuar. Një muaj më vonë, ajo informohet se ishte zgjedhur për të qenë pjesë e shfaqjes së Gucci. Është modelja e parë armene që sfilon për brand-in luksoz.
Armine vjen nga një famlje artistësh, prandaj thotë se preferon të pikturojë shpesh apo të merret me ilustrime dixhitale dhe dizajne grafike, të cilat janë edhe pjesë e punës së saj. Gjithsesi, ajo është e hapur për të gjitha llojet e mediave dhe për modeling, të cilin nuk e ka braktisur edhe pas sfilatës së Gucci.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha sot se, ende nuk ka filluar diskutimet me partitë politike për zgjedhjen e presidentit…
Pjesë nga debati: Manja: Po shoh rendin e ditës dhe këtu bëhet fjalë për një seancë dëgjimore. Që mbledhja të…
MPB Maqedoni njofton se dje (30.06.2026) në orën 18:00 në rrugën "Ljubo Bozhinovski Pish" në Tetovë, oficerë policie nga SPB…
Nga sot deri më 31 gusht, është në fuqi një ndalim i plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore,…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se synojmë modernizimin e plotë të sistemit të inspektimit në Kosovë. Ai, në…
Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për veprën penale "Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit" ndaj një shtetasi të Serbisë,…