Categories: Uncategorized

Mjeku shqiptar në Itali apel të rinjve: Respektoni masat ndryshe do të përfundoni keq

Mjeku shqiptar në Itali, Alban Beltoja, ka folur mbi situatën e krijuar nga koronavirusi dhe të ardhmen.

Mjeku tha për News 24, se situata në Itali është e qetë, pasi qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe po respektojnë masat, ndërsa shtoi se një gjë e tillë duhet të ndodhë edhe në Shqipëri, pasi në të kundërt situata do të përkeqësohet në muajt e vjeshtës.

Të lidhura

None found

Ai u bën thirrje të rinjve të mbajnë maska dhe të respektojnë rregullat ndryshe do të përfundojnë keq.

“Këtë vit pushova në Shqipëri. Erdhëm në fillim të korrikut dhe pushuam. Situata atje është pak a shumë ajo që ne përjetuam në mars, por fatmirësisht atje po përjetohet në verë. Tani njerëzit janë në ambiente të hapura, dhe jo si në Itali, kur njerëzit ishin të mbyllur. Kjo bën që të ketë më pak infektime. Ulja e moshës mesatare të të prekurve po ndodh tashmë në mbarë botën. Shumë të rinj do të përfundojnë keq, nëse nuk respektojnë masat. Nuk ka garanci për këtë situatë”,u shpreh mjeku.

Kur të vijë shtatori e tetori njerëzit do mbërthehen dhe nga gripi, ka nisur vaksinimi në Itali?

Është një projekt që të nisë vaksinimi menjëherë në shtator. Personat me risk duhet të bëjnë dhe vaksina të tjera, përvec asaj të gripit. Kjo do të tregojë se një njeri që do të ketë temperaturë, ka shumë mundësi të ketë Covid-19. Por, gjithashtu vaksina ndihmon ndaj koronavirusit. Koronavirusi ka treguar se nëse do të mbahen masat nga popullata me korrektësi, ku një në katër persona duhet të jenë me maska, nuk do të ketë rrezik. Nëse në Shqipëri nuk do të respektohen masat në muajt tetor, nëntor, fatkeqësisht situata do të jetë si në korrik.

të fundit

Barcelona dhe Bayern Munich vëzhgojnë nga afër Aleksei Batrakov, talenti rus që po lë gjurmë te Galatasaray

Barcelona dhe Bayern Munich kanë vënë në shënjestër mesfushorin rus të Galatasarayt, Aleksei Batrakov, i cili po kalon një fillim…

48 seconds ago

Alain Taho, “muri” i Shqipërisë U21 që ndali Spanjën – media pranë Real Madridit: “Lojtari më i mirë, arsyeja pse nuk fituam dot

Alain TahoEdhe pse në fushë ishin lojtarë nga ekipe si Barcelona, Real Madrid apo Atletico Madrid, Shqipëria U21 doli e…

7 minutes ago

Harry Kane dhe Michael Olise dominojnë statistikat e kombëtareve në vitin 2026

Sulmuesi anglez, Harry Kane, është futbollisti me më së shumti gola të shënuar, ndërsa francezi Michael Olise kryeson listën e…

11 minutes ago

Real Madridi përgatit kontratë historike për Bellingham, paga javore arrin shifra marramendëse

Real Madridi po përgatit një kontratë të re me kushte dukshëm më të mira financiare për Jude Bellinghamin, duke synuar…

12 minutes ago

Zhdukja e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit/ SPAK regjistron procedim penal! Shtohet akuza për grup të strukturuar kriminal

Pasi Prokuroria e Durrësit shpalli moskopetencë, ditën e sotme, SPAK ka regjistruar procedimin penal për zhdukjen e 69 milionë lekëve…

15 minutes ago

Lamborghini zbulon Temerario Spyder, supermakinën 907 kuaj fuqi me çati të tërheqshme

Lamborghini ka prezantuar Temerario Spyder, versionin e ri kabriolet të supermakinës së saj, që kombinon performancën e lartë me një…

18 minutes ago