Mjeku urolog Julian Balla, i cili ushtron profesionin në Itali foli në “Abc-ja e mëngjesit” për situatën e pandemisë.
I pyetur për valën e dytë të virusit, mjeku tha se kurba epidemike do të ndjekë atë që ndodhi në Kinë. Sipas tij, rritja e numrit të rasteve ka të bëjë me hapjen, por edhe rritjen e numrit të testimeve.
None found
“Jemi pak me vonese si gjithmonë kurba epidemike do të ndjekë atë që po ndodh në Kinë. Besoj se e njëjta gjë siç është verifikuar edhe në Kinë mund të verifikohet edhe këtu. Një shpjegim nuk ka ende. Ndoshta është normale deri dikur se dado të ruhet distancomi social hapja, takimi, statistikisht është diçka normale sepse kontakti mes njerëzve është rritur.
Nuk është se duhet kuruar një rritje të pacientëve në spitale sepse presionet ndaj spitaleve janë ulur ndjeshëm, është rritur edhe numri i tamponeve. Kjo statistikë mund të kuptohet edhe në rritjen e numrit të tamponeve”, u shpreh mjeku.
Më tej, mjeku foli edhe për dëmin që Covid-19 u bën veshkave. Sipas tij ndonëse nuk ka një studim të mirëfilltë veshkat janë mjaft të ekspozuara ndaj virusit.
“Janë bërë disa studime. Janë bërë disa vëzhgime. Besoj se do të dalë diçka me vlerë në kuptimin që veshkat sigurisht që i dëmton. Dëmi më i madh që ky virus shkakton është ai i trombeve, duke dëmtuar enët e gjakut. Duke qenë se veshka merr 20% të qarkullimit të gjakut në total normalisht që veshka është më e ekspozuara sa i parket dëmeve vaskulare, por akoma nuk ka një studim të mirëfilltë”, u shpreh Balla.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësues dhe…
Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet…
Prej 164 ditësh, qytetarë, studentë dhe pedagogë vijojnë protestën e tyre përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama…
Pas diskutimit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, deputetja e PD renditi shqetësimet për zgjedhjet, barazinë para…
Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka mbështetur idenë e krijimit të një qeverie teknike në Shqipëri, duke e cilësuar atë si…
Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet…