Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, përcjell urime për besimtarët myslimanë me rastin e mbylles së agjërimit dhe festës së Fiter Bajramit.
Në një mesazh të publikuar nga ambasada gjermane në Tiranë, ministri Maas jep mesazhin e rëndësishëm se armëpushimi i thirrur nga Kombet e Bashkuara në mbarë botën nuk u dëgjua gjatë muajit të Ramazit, duke shtuar se “në disa syresh tentohet në mënyrën më të pamëshirshme të përmbushen fakte ushtarake nën hijen e krizës së Corona-virusit”.
None found
Mesazhi i ministrit:
Të gjithë myslimaneve dhe myslimanëve u uroj Eid Mubarak, një festë të bekuar në mbyllje të agjërimit! Ramazani, Muaji i Agjërimit, tradicionalisht është jo vetëm një periudhë e tërheqjes brenda vetes por karakterizohet edhe nga bashkimi me miq e familjarë, bujaria në komunitet dhe lutjet e përbashkëta.
E di që kohët e fundit shumë njerëz i kanë përjetuar si veçanërisht të dhimbshme kufizimet e kontakteve për shkak të pandemisë. Por nga kjo situatë e vështirë kanë lindur e janë rritur edhe shumë gjeste kreative dhe bujare, që kanë dhënë shpresë.
Në të njëjtën kohë është e rëndë të shohësh që armëpushimi humanitar i thirrur prej Kombeve të Bashkuara në mbarë botën nuk u dëgjua as në muajin e Ramazanit në shumë kënde të botës. Në disa syresh tentohet në mënyrën më të pamëshirshme të përmbushen fakte ushtarake nën hijen e krizës së Corona-virusit.
Kjo frymëmarrje do të kishte qenë aq urgjentisht e nevojshme pikërisht për njerëzit në rajonet e prekura rëndë prej vitesh tanimë nga luftrat dhe konfliktet. Qeveria Federale nuk do të ngadalësojë angazhimin e saj mbarëbotëror në funksion të zgjidhjes së konflikteve dhe menaxhimit të pasojave të krizës së Corona-virusit.
Kombëtarja e Turqisë ka zhgënjyer edhe në përballjen ndaj Paraguait, për t’u përshëndetur me Kupën e Botës 2026.Edhe pse ishin…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se sot do të mbahet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë,…
Haiti është bërë përfaqësuesja e parë që eliminohet zyrtarisht nga Kupa e Botës 2026, pas humbjes 3-0 ndaj Brazilit në…
Haiti është bërë përfaqësuesja e parë që eliminohet zyrtarisht nga Kupa e Botës 2026, pas humbjes 3-0 ndaj Brazilit në…
Përfaqësuesja e Brazilit i ka arkëtuar pikët e plota në xhiron e dytë të fazës së grupeve, për ta mposhtur…
Kombëtarja e Turqisë dhe përfaqësuesja e Paraguait do të kërkojnë pikët e para në kualifikimet për Kupën e Botës.Të dyja…