Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi janë paraparë të marrin pjesë 19,514 nxënës, të shpërndarë në 152 qendra testimi në mbarë vendin.
Sipas njoftimit, testimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Mbarëvajtja e tij do të mbikëqyret nga 1,360 administrues, si edhe nga 750 kryetarë dhe anëtarë komisionesh.
None found
Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se të gjithë maturantët duhet të paraqiten në qendrat përkatëse më së largu deri në orën 09:00, në mënyrë që procedurat e identifikimit dhe vendosjes në sallat e testimit të kryhen me kohë.
Ky test do të mbahet brenda një dite të vetme për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Ai përfshin 100 kërkesa gjithsej, me nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët: gjuhën amtare, gjuhën angleze, matematikën dhe një lëndë zgjedhore që zgjidhet nga vetë kandidati/ja.
Po ashtu, Ministria rikujton se gjatë testimit është rreptësisht e ndaluar mbajtja e telefonave mobilë dhe e çdo pajisjeje tjetër elektronike. Çdo kandidat/e që konstatohet me telefon apo pajisje tjetër elektronike do të përjashtohet menjëherë nga testi, pavarësisht nëse ajo pajisje është përdorur ose jo.
Në njoftim thuhet edhe se Qendra për Vlerësim i ka përmbyllur të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e suksesshme të testit, ndërsa administruesit dhe anëtarët e komisioneve janë trajnuar dhe janë pajisur me udhëzimet përkatëse. Për informata të detajuara, udhëzime dhe rregulla për kandidatët, vizitoni: https://mash.rks-gov.net/…/informata-udhezime-dhe
Mungon vetëm zyrtarizimi, talenti shqiptar Lutfi Dalipi, i cili luan në Zvicër me Vaduz, i ka thënë “po” kalimit nga…
Tre futbollistë të njohur të Ligës Saudite mund të rikthehen në futbollin evropian gjatë afateve të ardhshme kalimtare, pasi disa…
Paris Saint-Germain ka vendosur të anulojë përfundimisht nënshkrimin e mesfushorit sulmues algjerian, Ibrahim Maza, një lojtar 20-vjeçar nga Bayer Leverkusen,…
Një ngjarje e tragjike ka ndodhur rreth orës 11:46, në një fabrikë të industrisë së çelikut në pronësi të kompanisë…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Global Diplomacy Award”. Ndarja e këtij çmimi është bërë në praninë…
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se projektligji…