Categories: Uncategorized

Meta për akuzat ndaj Thaçit e Veselit: Strategji për njollosjen e UÇK dhe dëmtimin e Kosovës

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Meta shprehu bindjen se “kjo sfidë” do të përballohet me shumë dinjitet dhe përgjegjshmëri nga Thaçi dhe Veseli, duke shtuar se megjithatë nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të Kosovës ka aktakuza.

Të lidhura

None found

Sipas Presidentit, Serbia, “pala që shkaktoi luftën e dhunën” e ka kthyer në strategji njollosjen e UÇK dhe dëmtimin e Kosovës.

“Zhvillim mjaft sfidant, i cili absolutisht që jam i sigurt do të përballohet me shumë urtësi, unitet por edhe largpamësi nga jo vetëm këto dy personalitete, edhe nga presidenti i Kosovës, që ka qenë udhëheqësi kryesor i UÇK por edhe nga Veseli e mbi të gjithë duke vlerësuar se nuk është sfidë e tyre në planin individual apo institucional, do të përballohet me shumë dinjitet dhe përgjegjshmëri jashtë kalkulimeve afatshkurtra nga gjithë klasa politike në Kosovë.

Nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve kemi aktakuza, pala që shkaktoi luftën e dhunë, gjenocidin e që ishte edhe përgjegjëse për krijimin e UÇK si e vetmja rrugë për të fituar lirinë e dinjitetit njerëzor, e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UÇK por jo vetëm kaq, por edhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës pavarësia e të cilit është njohur prej shumë kohësh por edhe njëkohësisht ka treguar që është faktor stabiliteti për rajonin, shpreh solidaritetin tim edhe si president i republikës por edhe si mik e shok, për ta dhe jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaft dinjitet e përgjegjësi duke konfirmuar drejtësinë e luftës së UÇ por edhe për të rrëzuar këtë strategji tepër të gabuar e provokative që tenton të mbajë peng rajonit e të minojë integrimin euroatlantik”, tha Meta.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

5 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

5 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

5 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

5 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

5 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

5 hours ago