Modelja Chrissy Teigen njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, John Legend, e kanë humbur fëmijën. Deklarata e dhimbshme vjen disa ditë pasi modelja bëri publike në rrjete sociale problemet e shtatzënisë.
“Duke shkuar në shtëpi pa fëmijën. Si mund të jetë e vërtetë kjo,” shkroi ajo në Tëitter. Në një postim në Instagram, Chrissy u shpreh se pavarësisht transfuzioneve të gjakut, bebi nuk ishte në gjendje të merrte lëngjet e nevojshme.
None found
“Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të madhe, të cilën nuk e kemi përjetuar kurrë më parë. Nuk qemë në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim bebit lëngjet e nevojshme që i duheshin, pavarësisht transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte.
Ne nuk i kemi vendosur kurrë emrat e fëmijëve deri në momentin që kanë ardhur në jetë. Por, për disa arsye, kishim nisur ta quanim djalin tonë të vogël Jack. Kështu ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack u mundua kaq shumë që të ishte pjesë e familjes sonë dhe do të jetë, përgjithmonë.
Për Jack-un tonë të vogël – më vjen keq që në momentet e para të jetës tënde u takuam me kaq shumë probleme, sa që nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Do të të duam gjithmonë.”
Në fund të postimit, Chrissy thotë se “ditët s’do të kenë gjithmonë diell”. “Por ne do ta përqafojmë dhe duam njëri-tjetrin dhe do t’i kalojmë të gjitha,” përfundon ajo.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…