Në Ministrinë e Brendshme tashmë ka 5 makina të së vërtetës.
Pajisjet poligrafike do të përdoren fillimisht te kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
None found
Nga pulsi te tensioni i gjakut, si funksionon makina e së vërtetës
Makina poligrafike mat ndryshimin e trupit gjatë përgjigjeve për pyetjet me po osejo. Disa fisha që lidhen në trup transmetojnë informacion në kompjuter, që më pas bën edhe vlerësime nëse personi po gënjen apo është duke thënë të vërtetën.
Konkretisht, me anë të një fashe të vendosur në krah matet presioni i gjakut nga pulsi, si dhe tensioni i gjakut. Në pjesën e gjoksit dhe në bark vendosen tuba gome, që regjistrojnë frymëmarrjet. Ekspertët thonë se kjo pajisje ka një shkallë saktësie që varion nga 85 në 95%. Për të nxjerrë rezultatet, kësaj pajisjeje i duhen rreth 3 orë.
“Poligrafi është një detektor që është krijuar për të dalluar gënjeshtrën. Specialistët shpjegojnë se është një pajisje ose procedurë që mat dhe regjistron disa indikatorë fiziologjikë, siç janë presioni i gjakut, pulsi, frymëmarrja dhe përçueshmëria e lëkurës ndërsa një person pyetet dhe i përgjigjet një serie pyetjesh. Ekspertët thonë se suksesi në përdorimin e poligrafit është në prodhimin e përgjigjeve fiziologjike që krijon trupi, në rast se personi që i nënshtrohet testit është duke gënjyer.
Sidoqoftë, thonë kritikët, nuk ka reaksione specifike fiziologjike që lidhen me gënjeshtrën, duke e bërë të vështirë për të identifikuar faktorët që ndajnë gënjeshtarët nga personat që tregohen të vërtetë. Ekzaminuesit e poligrafit preferojnë të përdorin metodën e tyre individuale të pikëve, në krahasim me teknikat e kompjuterizuara, pasi ata mund të mbrojnë më lehtë vlerësimet e tyre”, shpjegojnë ekspertë të poligrafisë.
Ish-gjyqtari i La Ligas, Eduardo Iturralde Gonzalez, ka reaguar ashpër ndaj Jose Mourinhos, duke pretenduar se trajneri i Real Madridit…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”, i…
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), admirali George M. Wikoff, komandanti i…
Jamie Carragher ka vënë në pikëpyetje ndikimin e Jose Mourinhos te Real Madridi, duke theksuar se skuadra spanjolle nuk po…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur shqetësimin për rrezikun që Kosova të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”,…
Deri në fillim të javës së ardhshme do të funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e…