6 shkurt 1958, kanë kaluar plot 62 vite nga aksidenti ajror në Munih të Gjermanësi që i la të vdekur 23 persona, 8 prej tyre futbollistë të Manchester United, 3 anëtarë të stafit, 8 gazetarë dhe 4 anëtarë ekuipazhit.
Ndër të mbijetuarit ishte edhe legjenda e futbollit britanik, Bobby Charlton.
None found
Mbetën në histori si “Lulet e Manchesterit”: Geoff Bent, Roger Byrne, Eddie Colman, Mark Jones, David Pegg, Tommy Taylor, Liam ‘Billy’ Whelan dhe “Big Dunc” Duncan Edëards (i mbijetoi fillimisht përplasjes, por humbi jetën 15 ditë më vonë në spital).
Ata janë të pavdekshmit e United, simbole të përjetshme të një skuadre me moshë të re dhe fituese. Manchesteri United i 62 viteve më parë kishte nofkën “Busby Babes” (fëmijët e Busby-t, ish-trajnerit të “Djajve të Kuq”, që i mbijetoi aksidentit).
Skuadra angleze po kthehej nga Beogradi, ku kishte barazuar 3-3 me Crvena Zvezdan, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kampionëve. Në Mynih do të bëhej një ndalesë e shkurtër për furnizim, që fatkeqësisht përfundoi me një aksident tragjik.
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…
Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…