Categories: Uncategorized

Lëvizte me makinë të blinduar 600 mijë euro, ish-ministrja e Maqedonisë së Veriut dërgohet në burg

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska, të hënën në mbrëmje është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit prej 4 vjet heqje lirie.

Ajo në vitin 2018 u dënua me burg nga Gjykata Penale e Shkupit për blerjen e diskutueshme të një makine “Mercedes” të blinduar me vlerë 600 mijë euro me urdhër të kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski.

Të lidhura

None found

Vuajtjen e dënimit ajo e kishte shtyrë deri në vendimin përfundimtar në Gjykatën e Apelit, e cila ka hedhur poshtë ankesën e saj.

Gordana Jankullovska është zyrtarja e parë e qeverisë së mëparshme që përfundon prapa grilave.
Ajo është vendosur në karantinë në repartin e pritjes për të paktën pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme, periudhë gjatë së cilës do të bëhen vlerësimet e sigurisë, përpara se të transferohet në një qeli me të dënuarit e tjerë.

Gordana Jankullovska ka qenë një nga protagonistët kryesor në aferën e përgjimeve lidhur me abuzimet e zyrtarëve të qeverisë së Nikolla Gruevskit, i arratisur në Hungari pasi ishte dënuar me dy vjet heqje lirie për një vepër penale.

Në disa nga bisedat e publikuara në vitet 2013-2014 nga ish-lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, tani kryeministër, Jankullovska dëgjohej duke drejtuar fyerje të rënda ndaj shqiptarëve, duke i quajtur edhe “indianë”.

Në një nga bisedat e publikuara, ajo kishte pranuar se në burg po qëndronin pa asnjë faj mbi dhjetë banorë shqiptarë të Sopotit në Kumanovë, të akuzuar për shpërthimin e një mine në këtë fshat nga e cila kishin humbur jetën dy pjesëtarë të NATO-s.

Këta banorë më vonë janë liruar nga burgu si të pafajshëm, por për shpërthimin dhe vdekjen e dy pjesëtarëve të NATO-s, ende nuk ka asnjë të dyshuar./REL

të fundit

Në Vjenë, Berisha takohet me kancelarin austriak Christian Stocker

Gjatë Asamblesë Politike të PPE-së që u mbajt në Vjenë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pati një bisedë edhe…

2 minutes ago

Pretendime për varr masiv në Pasuljanske Livade rikthejnë në qendër fatin e të zhdukurve të Kosovës

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka rikthyer në vëmendje një nga çështjet më të ndjeshme të…

7 minutes ago

Elbasani ndahet me 8 lojtarë para Conference League, mes tyre edhe Xhonatan Lajthtia

ElbasaniPërmes një postimi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Elbasani ka njoftuar edhe zyrtarisht të 8 futbollistëve, mes të…

17 minutes ago

Mickoski konfirmon marrjen e emrave nga VLEN dhe ZNAM për kabinetin e ri qeveritar

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se tashmë i ka marrë propozimet e koalicionit VLEN dhe partisë ZNAM për ministrat e rinj…

17 minutes ago

Trafiku i k*kainës dhe mashtrimet telefonike/ Europol: Mafia shqiptare ndër kërcënimet kryesore për BE

Europol ka publikuar raportin e dytë mbi rrjetet kriminale që kërcënojnë Bashkimin Evropian, duke vënë theksin te roli i rëndësishëm…

20 minutes ago

Ronald Koeman largohet nga drejtimi i Holandës pas daljes nga Kupa e Botës

Ronald Koeman ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares së Holandës pas eliminimit të saj nga Kupa e…

22 minutes ago