Weston McKennie ka reaguar ndaj raportimeve që e lidhin me një kalim të mundshëm te Manchester United, duke i mohuar ato kategorikisht. Mesfushori amerikan i Juventusit theksoi se ndihet i lumtur në Torino dhe nuk ka në plan të largohet, pavarësisht interesimit që i atribuohet trajnerit të ri të anglezëve, Mauricio Pochettino.
“Dua ta bëj të qartë se nuk kam ndërmend të largohem nga Juventusi. Jam i lumtur aty ku jam. Pikërisht për këtë arsye nënshkrova kontratë të re me Juventusin dhe mezi pres të vazhdoj këtu”, ka deklaruar McKennie, sipas gazetarit Fabrizio Romano.
None found
Emri i 27-vjeçarit qarkulloi së fundmi si një prej objektivave të Pochettinos për afatin kalimtar të janarit. Trajneri argjentinas, i cili më herët drejtoi Përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e nisi zyrtarisht punën te Manchester United të mërkurën.
Pas emërimit të tij, mediat raportuan se disa futbollistë amerikanë mund të afroheshin në “Old Trafford”, përfshirë McKennien dhe Christian Pulisicun e Milanit. Sipas La Gazzetta dello Sport, McKennie ishte pjesë e listës së dëshirave të Pochettinos për të përforcuar skuadrën angleze në janar.
Ndërkaq, McKennie ka fituar gjithnjë e më shumë peshë te Juventusi gjatë sezoneve të fundit, edhe falë aftësisë për t’u aktivizuar në disa role të ndryshme në fushë. Ai është lojtari me numrin më të lartë të ndeshjeve zyrtare në formacionin aktual të “Bianconerëve”, me gjithsej 241 paraqitje.
Në muajin mars, McKennie firmosi rinovimin me klubin italian, duke vulosur vazhdimësinë e bashkëpunimit mes palëve.
Valencia ka vendosur sulmuesin kosovar Vedat Muriqi në listën e lojtarëve që synon për të përforcuar repartin ofensiv gjatë afatit…
Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk pati kampanjë të mirë në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve, duke përfunduar…
Kosova është renditur ndër vendet me vlerësimin më të lartë për sigurinë dhe rendin publik në Evropë, sipas të dhënave…
Rruga Qafë Buall–Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit, është bllokuar këtë të enjte pas shembjes së një masivi…
Ushtruesja e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka konfirmuar se është arritur marrëveshje për…
Edhe 45.2 milionë denarë janë transferuar nga buxheti Qendror në Bankën Zhvillimore për t’i mbështetur investimet që kanë realizuar kompanitë…