Categories: Uncategorized

Lazio e kërkon, Muriqi flet për herë të parë: Është hap i madh për mua

Lazio po punon fort për të veshur bardhekaltër Vedat Muriqin dhe transferimi i tij në kryeqytetin italian është bërë një fakt i kryer në mediat përtej Adriatikut.

Megjithatë zyrtarizimi po zvarritet dita-ditës, pasi Fenerbahçe nuk dëshiron të heqë dorë nga shtatlarti shqiptar pa mbushur mirë arkat e saj.

Të lidhura

None found

Për herë të parë flet hapur mbi këtë çështje edhe vetë sulmuesi dardan. Në një prononcim për “Beyzar TV”, Muriqi shprehet se kalimi te Lazio është një hap i rëndësishëm për të në karrierë, por nga ana tjetër kërkon të ndahet miqësisht me skuadrën që e ka përzemër, Fenerbahçen.

Sidoqoftë tejzgjatja e negociatave duket se e ka lodhur dhe futbollisti shqiptar kërkon të mbyllet sa më shpejt.

“Fenerbahçe ka një vend shumë të veçantë tek unë. Unë dua të largohem nga këtu me një lamtumirë elegante, duke u përqafuar dhe puthur. Kurrë nuk kam qenë i përfshirë në proceset e negociatave në përputhje me interesat e klubit. Lazio, i cili do të luajë në Serie A dhe Champions League, është një hap i rëndësishëm për të ardhmen time.

Sidoqoftë, kjo zgjatje e procesit filloi të më dëmtojë shumë. Filloi të më konsumojë. Do të jetë mirë për mua të përfundoj këtë proces sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Vedat Muriqi.

të fundit

Reuters: Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës, vendi i shpëton zgjedhjeve të parakohshme

Reuters ka raportuar për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Në artikullin e Reuters thuhet se Shiroka…

12 minutes ago

Kraki për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës: Kurti tregoi përkushtimin ndaj Kosovës dhe UÇK-së

Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Kraki tha se është nder për…

12 minutes ago

Protesta e 130-të qytetare, vijon kërkesa për dorëheqjen e Ramës

Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku qytetarët do të dalin sërish në rrugë,…

15 minutes ago

Ish-agjenti i CIA-s pranon përvetësimin e afro 194 milionë dollarëve, në banesën e tij u sekuestruan 300 shufra ari

Një ish-oficer i CIA-s, në shtëpinë e të cilit u gjetën më herët këtë vit shufra ari me vlerë më…

15 minutes ago

Zgjedhja e presidentes së re, reagon Albin Kurti: Stabilitet institucional! Do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së re të vendit.…

21 minutes ago

Kurti për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës: Kosova ka institucione stabile

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Kurti tha se me zgjedhjen…

23 minutes ago