Categories: Uncategorized

Kurti: Jetoj në një banese 61 m2! Nuk dua të pasurohem, kam mjaftueshmëri (VIDEO)

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti jeton në një banesë 61 metër katëror dhe mbi të gjitha me qira.

Duke rrëfyer për emisionin “360 gradë” në RTV Ora, Kurti thotë se nuk kërkon të pasurohet, por njëkohësisht thotë se nuk ankohet nga ana materiale, pasi siç thotë ai ka vetëmjaftueshmëri.

Të lidhura

None found

Albin Kurti: Banesa ime i ka 61 m2.

Artur Zheji: Keni porositur një vilë të re për 2-3 vitet e ardhshme?

Albin Kurti: Jo, nuk kam porositur.

Artur Zheji: Nëse pas 2-3 vitesh kryeministër mund t’ju lindë dhe një fëmijë tjetër, do të ketë nevojë për hapësira banimi, ndonjë pishinë…se në Shqipëri kështu ndodh, do ta ndjeni veten sikur keni ngjyer gishtin e korrupsionit apo do thoni që është normale….gruaja juaj është e pasur?

Albin Kurti: Gruaja ime nuk është e pasur.

Artur Zheji: Pra nuk mund ta blejë ajo vilën?

Albin Kurti: Jo, nuk mund ta blejë ajo. Unë jam në këtë banesën 61 m2. Më e rëndësishme sesa banesa ku banoj është fakti që e kam me qira. Nuk është pronë e imja.

Artur Zheji: Nuk është pronë e juaja?

Albin Kurti: Jo!

Artur Zheji: E tmerrshme, një grua shqiptare në Shqipëri do t’ju mallkonte që nuk keni blerë as 60 m2. Shyqyr që e keni norvegjeze.

Albin Kurti: Mos i fajësoni gratë se burrat i kanë fajet. Burrat kanë qejf ti fajësojnë gratë për fajet që kanë ata. Një burrë nuk e dëgjon gruan për shumë gjera dhe po e dëgjon për këtë. Është një lloj shovinizmi mashkullor i njerëzve që kanë vendosur të korruptohen dhe mandej leja fajin gruas. Nuk është ashtu fare.

Artur Zheji: Me 60 m2 nuk jetohet. Gjithë ky burrë shteti mos kesh 3 kate vilë.

Albin Kurti: Burrave shqiptarë nuk ua kanë mësuar gratë e tyre shampanjën. Njerëzit duan që të pasurohen, sepse ka një propagandë kundër meje që unë i dua të gjithë të varfër. Jo mo, le të pasurohen, por me ligj, me nder dhe punë.

Artur Zheji: Zoti Albin, pse duhet ta besoj unë që ju doni të pasuroni të gjithë të tjerët dhe vetë nuk doni të pasuroheni

Albin Kurti: Unë nuk dua ta pasurohemi, por në të njëjtën kohë nuk po ankohem për gjendjen time materiale. Kam një lloj vetëmjaftueshmërie në kushtet e mia. Tani më janë bërë shumë libra, dorë në zemër do ta kisha marrë një banesë tjetër me qira me një dhomë më shumë, ama jo ta blej.

të fundit

Alarm në Gjykatën e Tiranës, ndihma e shpejtë asiston të arrestuarin Niko Qarkaj pas problemeve shëndetësore

Niko Qarkaj, një prej të arrestuarve në protestën e 2 korrikut në Tiranë raportohet se ka shfaqur shqetësime në lidhje…

17 seconds ago

Gazetari i BBC rrëfen momentin nga intervista me Ramën: “Kur e pyeta për aleatët nën hetim për korrupsion, hapi sytë”

Gazetari dhe korrespondenti i BBC për Ballkanin Perëndimor, Guy De Launey ka zbuluar përmes një postimi të tij një episod…

12 minutes ago

MPB: 55 masa në Shtip, 35 motoçiklistë u gjobitën për mungesë helmete

Në një kontroll aksional të kryer më 4 korrik nga ora 17:00 deri në orën 23:00 në zonën e Shtipit,…

14 minutes ago

Rama për projektin në Sazan: Toka publike nuk është shitur dhe mbetet pronë e shtetit, Shqipëria s’do të devijojë nga standardet e BE-së

Në podkastin e sotëm “Flasim”, kryeministri Edi Rama u rikthye te intervista e tij për Deutsche Welle, për të cilën…

18 minutes ago

Serbian minister attends funeral ceremony for Khamenei in Tehran, opposition in Belgrade criticizes Vučić

Boris Bratina, ministër i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, mori pjesë në Teheran në ceremoninë e lamtumirës për udhëheqësin suprem…

23 minutes ago

Putin and Trump discuss Ukraine by phone, Kremlin speaks of a diplomatic path, Zelensky also responds

Një bisedë telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump është zhvilluar me në fokus luftën në…

23 minutes ago