Categories: Uncategorized

Problemet mes VV dhe LDK për qeverinë e re, Kurti: Skenari me i keq i mundshëm janë zgjedhjet e reja (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti në një intervistë për emisionin “360 gradë” në RTV Ora foli edhe për mosmarrëveshjet me LDK-në për formimin e qeverisë. Sipas tij, skenari më i keq i mundshëm janë sërish zgjedhjet e reja.

Artur Zheji: Si e shpjegoni që Isa Mustafa ka deklaruar që për ne vazhdon të jetë kandidate për kryeministri Vjosa Osmani?

Të lidhura

None found

Albin Kurti: Mua nuk ma tha në takimin e fundit dhe unë besoj që takimet e brendshme që janë zyrtare janë më të rëndësishme.

Artur Zheji: Ka qenë hipokrit me ju apo me publikun?

Albin Kurti: Pyeteni atë

Artur Zheji: E keni aleat, do bëni qeverinë me atë…

Albin Kurti: Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë të tij.

Artur Zheji: Atëherë nuk punon mirë stafi juaj mediatik, sepse e ka thënë unë nuk e sajova, mund ta verifikoni.

Albin Kurti: Nuk e vë në dyshim, tregova një fakt për veten që nuk e kam dëgjuar vetë, ama ju besoj juve.

Artur Zheji: Çdo njeri kur kryen zgjedhjet nuk mund të jetë më vendi i dytë kandidat për kryeministër, se unë aty fillova të hulumtoj për teoritë potenciale konspirative.

Albin Kurti: Nuk e di, unë po ju tregoj si është situata në Kosovë.

Artur Zheji: I bie që ne në Shqipëri jemi më të poshtër se ju në Kosovë në hamendësimet tona, më të liq, se ne i mendojmë të gjitha opsionet.

Albin Kurti: Nuk besoj që është ashtu. Njerëzit që e duan fitoren e VV frikësohen mos po ja vjedh dikush. Pra e kanë nga frika e dashamirit. Pra një numër i madh i njerëzve, të cilët ne na ankohen….

Artur Zheji: I kap ankthi…

Albin Kurti: Shqiptarët kanë përvojë të hidhur dhe tani nuk i besohet.

Artur Zheji: Ju jeni i bindur që nuk është ky rasti. Ky rast nuk do jetë një zhgënjim mendoni ju?

Albin Kurti: Gjithçka tregon dhe dëshmon që gjërat po vonohen, por janë në drejtimin e duhur . Pra nuk ka ndryshim drejtimi, ka vonesë. Pra nuk ka as strategji as parime të tjera, veç çështje taktike.

Artur Zheji: Treni po vonohet në stacion, por nuk ka dalë nga binarët. Po marrim hipotezën që konspiracioni e nxjerr trenin nga binarët, pra tradhtohet vullneti popullor i Kosovës?

Albin Kurti: Atëherë, zgjedhje të reja do të kemi sërish. Skenari më i keq i mundshëm, në këtë situatë janë zgjedhjet e reja, që i bie që në binarë të njëjtë, treni do niset nga fillimi.

të fundit

Lawyer Zaçe Islami makes serious accusations: Ahmet Krasniqi was killed by the Albanian secret service in cooperation with the PDK

Avokati Zaçe Islami ka hedhur akuza të rënda lidhur me rrethanat e vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet…

34 seconds ago

CMC: 17 fires recorded in open areas over the past 24 hours

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 17 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të…

1 minute ago

Ivanovski: Filipče remains an excellent surgeon, but at the head of SDSM he has not delivered results

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe kryetari i saj Venko Filipçe janë dy gjëra thelbësisht të ndryshme, tha profesori universitar dhe…

2 minutes ago

QMK: Në 24 orët e fundit u evidentuan 17 zjarre në hapësira të hapura

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 17 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të…

3 minutes ago

Të shtëna në Coney Island gjatë mbrëmjes së 4 Korrikut, tetë të lënduar, mes tyre katër fëmijë

Një incident me armë zjarri në Coney Island të Bruklinit, në Nju Jork, vonë në mbrëmjen e 4 korrikut, la…

7 minutes ago

Avokati Zaçe Islami ngre akuza të forta: Ahmet Krasniqi u vra nga shërbimi sekret shqiptar në bashkëpunim me PDK-në

Avokati Zaçe Islami ka hedhur akuza të rënda lidhur me rrethanat e vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet…

9 minutes ago