Kryeministri Hristijan Mickoski tha se çmimi i energjisë elektrike nuk do të pësojë ndryshim deri në përfundim të vitit. Ai shtoi se Qeveria do të punojë që tarifa të mos rritet as nga 1 janari.
None found
Mickoski theksoi se ruajtja e stabilitetit energjetik është një nga synimet kryesore të Qeverisë, veçanërisht në kushtet e krizës më të madhe energjetike që ka njohur njerëzimi. Sipas tij, në rajon dhe Evropë çmimet e energjensave po arrijnë nivele rekord, ndërsa në disa vende evropiane nafta dizel dhe benzina pa plumb kushtojnë mbi 3 euro për litër. Në vend, çmimi i tyre vazhdon të jetë nën 1,6 euro për litër, si rezultat i politikave qeveritare. Ai tha se synimi është të veprohet në të njëjtën mënyrë edhe për energjinë elektrike.
Kryeministri nënvizoi se po punohet për të ruajtur çmimin aktual dhe për të parandaluar rritjen e tij, në tri periudha rregullatore. Sipas tij, SHA EMV nuk është i vetmi subjekt që kërkon harmonizim të çmimeve; në këtë proces përfshihen edhe disa kompani të tjera, operatori dhe distributori privat EVN. Mickoski sugjeroi që gazetarët t’i pyesin edhe këta për planet e tyre. Këto komente i bëri pas hapjes së shkollës së re fillore në Hasanbeg, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Mickoski kundërshtoi gjithashtu mendimin se çmimi i energjisë elektrike përcaktohet kryesisht nga EMV-ja. Ai tha se nuk do të ofrohet çmim më i ulët se 65 euro.
“Në kushtet aktuale të bursave, edhe 65 euro është tri herë më pak se çmimi që paguajnë qytetarët në vendet fqinje dhe në Evropë”, u shpreh kryeministri.
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka njoftuar se avioni i saj eksperimental supersonik X-59 ka udhëtuar sot nga Birmingham, Alabama,…
Kompania kroate Rimac po përgatitet t’i japë fund prodhimit të hiperautomjetit elektrik Nevera, më herët se sa ishte planifikuar fillimisht.…
LIVEShqipëri 0 – 0 Finlandë1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Air Albania” [...]Read More...
Më 15 nëntor, hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete në Maqedoninë e Veriut.Policia do…
Për herë të parë nga viti i ardhshëm pritet të nisë zbatimi modelit të ri, modern dhe digjital të pagesës…
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar sërish…