Categories: Uncategorized

Këshilltari i Kurtit zbulon çfarë fshihet pas mocionit ndaj qeverisë

Arbër Zaimi, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti po bëhet vetëm që të mundësohet marrëveshja Thaçi-Vuçiq. Sipas tij, kjo tashmë është vënë re edhe nga shumë politikanë e profesorë evropianë e amerikanë, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zaimi ka folur edhe për vendimin e kryeministrit Kurti, lidhur me taksën. Ka thënë se Kurti nisi procesin që largon barrierat tarifore me Serbinë në datën 1 prill, duke plotësuar kështu kërkesat e ShBA, dhe duke hapur rrugë për dialogun.

Të lidhura

None found

“Po ashtu, qeveria Kurti po vendos marrëdhënie reciprociteti me Serbinë, siç e kërkon interesi i Kosovës si shtet sovran. Reciprocitet do të thotë se Kosova nuk do të vendosë asnjë barrierë të re, arbitrarisht, por do të zbatojë të njëjtat masa që i zbaton Serbia”, ka shkruar Zaimi.

Ai ka thënë se Kurti është në pritje të një emri nga LDK’ja për Ministrinë e Brendshme.

“Kështu pra, mos mendoni se po bëhet mocioni për të administruar gjendjen me virusin, as për taksën, as për Amerikën, as për ruajtjen më mirë të Kosovës, as për mungesën e përfshirjes apo respektit për LDK-në. As për mustaqet e dikujt. Mocioni po bëhet vetëm që të mundësohet marrëveshja Thaçi-Vuçiq, siç e kanë vënë re tashmë shumë politikanë e profesorë evropianë e amerikanë. Por qeveria do të vazhdojë punën, me kujdes, pa PANik dhe pa Hashim”, ka shkruar Zaimi.

të fundit

Karoglan para sfidës me Teutën: Besoj te Partizani, frika nuk ka vend në futboll

Mislav Karoglan Partizani do të udhëtojë nesër drejt Durrësitë për t’u përballur me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”, takim i…

15 seconds ago

Lisandro Martinez, lojtari me paraqitjen më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi disa gabime të tij kanë ndikuar…

33 seconds ago

Hasani: Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë ndryshimet në Serbi dhe të kërkojnë hetim për pasivizimin e adresave

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

10 minutes ago

Publikohen formacionet e Malisheva – Feronikeli 74, këto janë zgjedhjet e Rexhës dhe Berishës

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…

12 minutes ago

Po bëni gabim të madh që po merreni me mua”, Nichi i drejtohet Fuegos

Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…

23 minutes ago

Alba Pollozhani akuzon Arlinda Morinën dhe Edonit Elshanin për përdorim të paautorizuar të imazhit, paralajmëron padi

Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…

23 minutes ago