Categories: Uncategorized

“Thaçi mund të shkruajë letra ditë e natë, ato nuk kanë peshë”

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh këshilltar i kreut të partisë, Albin Kurti, ka folur për letrën që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ia ka çuar shefit të VV’së rreth propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë së re të vendit.

Zaimi ka thënë në emisionin “A Show”, në televizionin T7, se Kurti do t’i përgjigjet brenda ditëve të ardhshme letrës nga kreu i shtetit, që shkoi sot në adresë të VV’së.

Të lidhura

None found

Por, Zaimi ka kritika për Thaçin, pas letrës së sotme.

“Letra e sotme më duket e pazakontë, e paarsyeshme”, ka vlerësuar Zaimi. “Nuk i takon një presidenti t’i bëjë presion forcave politike”, është shprehur ai.

Zaimi ka thënë se Thaçi mund të shkruajë letra “ditë e natë”, por se ato, sipas tij, “nuk kanë peshë”.

Zaimi ka deklaruar se VV’ja nuk është se e ka inat Thaçin.

“Nuk është çështje inati. Është një ndjenjë pak më e thellë se inati”, është shprehur ai.

“Disa veprime të tij, mendojmë se janë shumë të dëmshme karshi Kosovës, si shtet dhe si popull. Pastaj çështja e korrupsionit, dhe e familjarizimit, e kështu me radhë”, ka thënë Zaimi. /Express/

të fundit

Besa avancon ndaj Pogradecit, ndërsa Besëlidhja dhe Bylisi zbresin në fushë

Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…

5 minutes ago

Granit Dervisholli jep dorëheqjen dhe mbyll aventurën te Trepça ’89

Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…

5 minutes ago

El Niño godet Bolivinë, shpallet emergjencë kombëtare për thatësirat dhe përmbytjet

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…

5 minutes ago

Arka me para në vilën e Ballukut, Berisha: Janë paratë e xhepit, të shohim sa do të deklarojë SPAK-u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…

11 minutes ago

Tirana dhe Egnatia përballen në Vorë, pritet një ndeshje e fortë

Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA  “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…

17 minutes ago

Manxhuka: No Serbian elections or referendums have been held in Kosovo

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…

23 minutes ago