Categories: Uncategorized

Kalo ka një apel të rëndësishëm: Një trend i tillë edhe mundet të përmbyset

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo i ka tërhequr vëmendjen qytetarëve yë tregojnë kujdes maksimal, teksa nis lehtësimi i masave me qëllim që situata mos përkeqësohet.

“FATMIRËSISHT jemi në kushtet kur PËRPJEKJET tona në BASHKPUNIM dhe në MIRËKUPTIM me popullatën, kanë bërë që numuri i të sëmurëve të mos i kapërcejë mundësitë e kapaciteteve të infrastrukturës Shëndetëore parësore, dytësore dhe terciare për t’i trajtuar ato….NJË TREND i tillë edhe mundet të përmbyset NËSE nuk vijojmë të bëjmë kujdes gjatë hapjes graduale që po ndodh….”- shkruan ai ne nje shenim te bere mbreme vone ne faqen e tij ne Facebook.

Të lidhura

None found

Postimi

DJELË 3 Maj 2020….NJË DITË e re pune…Nis me udhëtimin në urban për në QSUT, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, të njohur edhe si Covid-1….Takimi në mbledhjen e mëngjesit, që vijon me informimin nga shërbimi i urgjencës për ecurinë e 24 orëve të rojes…Kqyrja e të sëmurëve së bashku me kolegët….

Diskutimi mbi problematikat e shëndëtit të tyre e leximi për t’u informuar për gjithshka, që sot ka të bëjë me këtë virus tinzar Sars-Cov2 dhe sëmundjen të cilën ajo shkakton, Covid-19…..FATMIRËSISHT jemi në kushtet kur PËRPJEKJET tona në BASHKPUNIM dhe në MIRËKUPTIM me popullatën, kanë bërë që numuri i të sëmurëve të mos i kapërcejë mundësitë e kapaciteteve të infrastrukturës Shëndetëore parësore, dytësore dhe terciare për t’i trajtuar ato….

NJË TREND i tillë edhe mundet të përmbyset NËSE nuk vijojmë të bëjmë kujdes gjatë hapjes graduale që po ndodh…..Distancimi fizik, përdorimi i maskave kurdoherë që është e mundëshme, higjena vetjake dhe ajo e mjedisit ku jetojmë e punojmë, hidratimi i duhur, ushqimi i shëndetshëm, vijimi i marjes së barnave për sëmunjdet kronike (Hipertoni, Pamjaftueshmëri të zemrës, Lëndimeve kronike të veshkave, mushkërive, kyçeve, Diabetin, etj.), do të na mundësojnë që vijojmë të ruajmë këtë TREND pozitiv të ecurisë së Covid-19 në vendin tonë…JU DUAM dhe JU RESPEKTOJMË të gjithëve….

Aty ishim jemi dhe kurdoherë do të ndodhemi për t’ju ndihmuar, POR ndihmën më të madhe mundet t’ja jepni vetëvetes duke u kujdesur për të si dhe zbatuar këshillat tona…ME SHUMË SIGURI BASHKË DO JA DALIM!!!

të fundit

I dënuari goditi policin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve tregon gjendjen e efektivit

Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…

9 minutes ago

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

40 minutes ago

Shqipëria mirëpret samitin për “Planin e Rritjes”/ Rama: Në fokus reformat dhe integrimi europian! E pranishme edhe Marta Kos

Mëngjesin e sotëm,  përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…

1 hour ago

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Kuvendi miraton Buxhetin 2027 me 80 vota pro, kalon edhe paketa fiskale!

Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…

2 hours ago

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…

2 hours ago