Categories: Uncategorized

Tritan Kalo mesazh qytetarëve: Mos bini pre e idiotësirave që COVID-19 nuk ekziston

Mjeku infeksionit Tritan Kalo ka patur një mesazh për qytetarët këtë mëngjes.

Sipas tij ata nuk duhet të bien pre të idiotësirave se koronavirusi nuk ekziston.

Të lidhura

None found

Mjeku thekson se një sëmundje e tillë mundet të marrë jetën e pacientëve të çdo moshe.

“Durimi dhe përkujdesja ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për tu përballur me këtë sfidë….mirëkuptimi dhe mirëbesimi reciprok në këtë sfidë, me këtë “flamë mbarëbotërore” duhen vlerësuar për çdo sekondë, sepse JANË dy “armët” tona më të sigurta në këtë betejë sociale”, shprehet Kalo mes të tjerash.

Reagimi i plotë

Jetët tona janë të pakthimta dhe shumë të vlefshme. Mos vijoni të bëheni pre e idiotësirave të mos ekzistencës së Sars-Cov2/Covid-19…..Bëhet fjalë për një virus dhe një sëmundje me DY kuptimshmëri njëthelbësore, e cila duhet marë sa më seriozisht…..CORONA-VIRUS = Virus me Kurorë mbi kokën e tij, POR edhe mbi KOKËN tonë nëse largohemi nga kjo jetë e NUK tregojmë kujdes ndaj një virusi të tillë.

COVID = Bashkë – Zbrazëse e shëndetit si dhe e jetëve tona, nëse përsëri NUK bëjmë kujdes ndaj një infeksioni të tillë shëndet dhe jetëmarrës….Besoj se dëgjoni dhe informoheni se çfarë po ndodh në botën mbarë, por MË PAK vëmëndje ndaj lojrave me shifrat dhe interpretimin e tyre shpesh konfuz prej shumë GJITHOLLOGËVE.

Ju rikujtojmë se Sars-Cov2/Covid-19 prek çdo moshë….Një sëmundje e tillë mundet të marrë jetën e pacientëve të çdo moshe….Flas nga ajo që unë dhe kolegët e mi të nderuar në COVID-1/Shërbimin e Sëmudjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, po vijojmë të përjetojmë në vijën e parë të përplasjes me këtë infeksion.

DURIMI dhe PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për tu përballur me këtë sfidë….MIRËKUPTIMI dhe MIRËBESIMI reciprok në këtë sfidë, me këtë “flamë mbarëbotërore” duhen vlerësuar për çdo sekondë, sepse JANË dy “armët” tona më të sigurta në këtë betejë sociale.

MOS e zhbëni për asnjë çast për ndonjë qejfmbetje jo thelbësore, vlerësimin tuaj ndaj heroizmit dhe vetësakrifikimit të mantelbardhëve, infermjerëve, farmacistëve, sanitareve, barrelmbajtësve, teknikëve të imazherisë, Kalo, iu kthehet ashpër qytetarëve, duke iu thënë të mos bien pre të idiotësirave se koronavirusi nuk ekziston.

Punonjësve të koordinimit e administratës si dhe punonjësve të rendit, të cilët venë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar shendetin dhe jetët tuaja…..BASHKË dhe vetëm BASHKË do mundemi me siguri të mbrijmë në fund të tynelit pak sa të gjatë, POR ku edhe drita jeshile për daljen mbanë në këtë sfidë Sars-Cov2/Covid-19 vijon të ndrijë….Together forever!!!

të fundit

Përfundon protesta e 134-të kundër qeverisë, qytetarët zotohen të qëndrojnë në shesh deri në largimin e Ramës: “Nesër më shumë”

Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për…

4 minutes ago

Netanyahu kërkon hetim penal ndaj autorëve të dokumentarit “NAZA”: Filmi dëmton imazhin e Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nisjen e një hetimi gjithëpërfshirës ndaj krijuesve të dokumentarit “NAZA” dhe ndjekjen e tyre…

7 minutes ago

Drilon Hazrollaj nuk kënaqet me paraqitjen ndaj Partizanit: Duhet të përmirësohem para portës

Drilon HazrollajTalenti shqiptar i Kosovës, Drilon Hazrollaj, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në derbin Partizani – Tirana, të…

7 minutes ago

Turistja 44-vjeçare bie nga kroçera pranë Zakinthosit, gjendet e gjallë pas rreth 12 orësh

Duket se fati dhe ndërhyrja e Rojës Bregdetare greke kanë shpëtuar një turiste 44-vjeçare nga El Salvadori, pas gati 12…

7 minutes ago

Arrestime dhe përplasje tifozësh pas fitores 3-0 të Manchester Cityt në “Anfield

Tension, përplasje mes tifozëve dhe ndërhyrje e policisë pas triumfit 3-0 të Man Cityt ndaj Liverpoolit në derbin e madhe…

8 minutes ago

Gjini vlerëson denoncimin e Monika Lubonjës: Reagimi i viktimës tregoi forcë dhe dha shembull për të rinjtë

Gazetari, Flori Gjini i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

8 minutes ago