Ëerder Bremen dhe Bayer Leverkusen po bëhen gati për ndeshjet e fundit të Bundesligës që janë me shumë peshë për të dy skuadrat.
Për Werderin vendoset fati i mbetjes në Bundesligë, java e fundit për Leverkusenin përcakton nëse do të luajë në Ligën e Kampioneve, që sjell përfitime shumë të mëdha.
None found
Bayern Muencheni, Borussia Dortmundi dhe RB Leipzigu kanë siguruar tri prej katër vendeve që dërgojnë në Ligën e Kampionëve. Leverkuseni do të ishte në rrugën e duhur për të siguruar vendin e katërt, por pësoi humbje shokuese, 2:0, të shtunën nga Hertha Berlini.
Ajo humbje i ka mundësuar Borussia Moenchengladbachut që të kaloi në vend të katërt me 62 pikë, derisa Leverkuseni ka mbetur në vend të pestë me 60 pikë.
Leverkuseni tani duhet të mposhtë Mainzin të shtunën dhe të shpresojë që Gladbachu të rrëshqet në shtëpi në ndeshje ndaj Herthas.
Paraqitja në garën elitare evropiane, vlerësohet se do të ketë peshë edhe më të madhe pas pandemisë, për shkak të ndikimit financiar të saj.
“Për të shtunën është vetëm një synim dhe ai është që të fitojmë ndeshjen si vendas ndaj Mainzit”, ka thënë mesfushori i Leverkusenit, Nadiem Amiri. “Duhet të jemi shumë të fokusuar prej fillimit dhe shpresojmë se do të shënojmë gol herët. Kjo mund të krijoj presion te Gladbachu. Frustrimi pas humbjes nga Hertha ishte i madh. Tani vetëm duhet të shikojmë para”.
Leverkuseni më 4 korrik e ka ndeshjen e finales së Kupës së Gjermanisë ndaj Bayernit.
Situata është shumë më kritike për katër herë kampionin e Gjermanisë, Ëerderin. Ëerderi luan me Koelnin me synim për të shmangur largimin e parë nga elita që nga viti 1980.
Werderi ka luajtur në Bundesligë më shumë se çdo skuadër tjetër, por të shtunën edhe fitorja ndaj Koelnit mund të mos jetë e mjaftueshme.
werderi i ka 28 pikë në pozitën e parafundit, ndërsa një pozitë më lartë është Fortuna Duesseldorfi me dy pikë më shumë. Që situata të jetë edhe më e vështirë, Ëerderi pritet të jetë pa lojtarin kryesor, Milot Rashicën, që ka pësuar lëndim të mërkurën.
Pozita e 16-të në të cilën është Fortuna, dërgon në barazh. Fortuna luan në udhëtim ndaj Union Berlinit që ka siguruar pozitë komode në mes të tabelës.
Mbrojtësi spanjoll Raul Asencio mund të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar…
Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës. Burime të medias bëjnë…
Avokati Tomë Gashi ka reaguar kundër mundësisë së rikthimit të zyrtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës…
I penduari kryesor i prokurorisë së posaçme SPAK, Nuredin Dumani, është marrë për herë të dytë i pandehur, pasi këtë…
Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e miratuara, me…
Nikola VelichkovskiSkënderbeu sapo ka njoftuar afrimin e qendërsulmuesit Nikola Velichkovskit [...]Read More...