Categories: Uncategorized

Grezda: Nuk jam bërë pishman për kalimin te Rangers

Në Kroaci futbolli do të rinisë në fillim të qershorit dhe Eros Grezda pavarsisht periudhës së izolimit për shkak të COVID-19, ndihet plotësisht gati dhe shumë në formë për të zbritur në fushë.

Në një intervistë për Fan Zone në Supersport anësori i sulmit të Osijek foli për disa tema, duke nisur nga karantina për të vazhduar me aventurën e dështuar te Glasgow Rangers pa harruar kombëtaren. Grezda pret sërish një ftesë dhe thekson se nuk ka patur asnjë kontakt me trajnerin Reja që pas incidentit.

Të lidhura

None found

“Kam kaluar shumë mirë në karantinë dhe nuk jam mërzitur fare. Kam qenë i angazhuar me stërvitje dhe jam në formë shumë të mirë. Para se të vinte më e keqja nga koronavirusi, unë i kisha marrë masat për t’u stërvitur. Më pëlqen shumë Kroacia dhe përveç motit ka shumë gjëra të tjera të mira, ndihem shumë mirë këtu”.

“Ne kemi filluar të hënën stërvitjen normale dhe ndeshja e parë do luhet më 31 maj me ndeshjet e Kupës dhe më 3 qershor do nisë kampionati. Nga klubi kemi disa rregulla strikte. Duhet të vijmë në stërvitje vetëm 10 minuta para dhe në dhomat e zhveshjes nuk mund të shkojmë për të bërë dush. Nuk na është ndaluar takimi me shokët”.

“Nëse lojtarët kanë bërë testet dhe kanë rezultuar negativë, nuk ka pse të kemi frikë gjatë ndeshjes. Pishman për kalimin te Rangers? Nuk jam bërë pishman për asgjë. Por Rangers është një klub shumë i madh, por kur më erdhi oferta nga ky klub isha i dëmtuar dhe nuk mund t’i thoja “jo”. Po shikoja disa ndeshje kur isha te Rangers. Atmosfera që krijohej atje është ndryshe nga çdo vend tjetër. Atje jetohet futbolli shumë. Për ne gjëja më e mirë është goli dhe na mungon shumë”.

“Kombëtarja? Me Rejën nuk kam pasur asnjë kontakt pas atij incidenti. Gjithmonë jap maksimumin dhe më pas të shpresoj te grumbullimi. Rikthimi këtu më ka bërë shumë mirë, jam në një formë shumë të mirë. Nëse Reja më bën ftesë, atëherë do ta pranoja menjëherë”.

“Te Rangers nuk shkuan gjërat shumë mirë dhe kur ndërpreva kontratën me ta, kisha shumë mundësi për të luajtur në klube të mëdha, por dëshira ishte të kthehesha te Osijek, ku ndihem si në shtëpi”.

“Karantinën e kam kaluar me të dashurën dhe nuk e kam kuptuar si kanë kaluar ditët kaq shpejt. Nuk e kam menduar asnjëherë çfarë do të bëj pas karrierës futbollistike.”, u shpreh Grezda për “Supersport”.

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

1 hour ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

1 hour ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

1 hour ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

1 hour ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

4 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

4 hours ago