sport

Eros Grezda rrëfen sherrin me Steven Gerrard që e dogji te Rangers

Eros Grezda mbeti pa skuadër pas largimit nga Osijek. Megjithatë sulmuesi shqiptar arriti në pak ditë që të rikthehej në Kroaci dhe të firmoste me Sibenik, një ekip më i vogël dhe që mban vendin e 7 mes 10 skuadrave të elitës.

Në një rrëfim për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” Grezda ka treguar sherrin me Gerrard që “i dogji” kulmin e karrierës, pikërisht në kohën kur ishte pjesë e Rangers.

Të lidhura

None found

“Kam bërë 4 operacione në 3 vitet e fundit. Në 1 vit e gjysmë kam bërë tre operacione. Një lëdim që mora te Rangers nuk ishte shëruar mirë dhe më la shumë pasoja. E cilësoj si gjënë më të keqe në karrierën time. Kam pasur edhe shumë fat të keq, u preka edhe nga COVIDI dy herë. Më mbetet që të punoj dhe të shpresoj se do të kthehem edhe njëherë. Nuk jam më i vogël, kam mësuar nga gabimet. Gabimi më i madh?

U shpalla lojtari i javës në Skoci me Rangers, ishte ndeshja e parë dhe bëra 2 gola e 1 asist në kampionat. Steven Gerrard më la në stol 3 ndeshje pastaj, pa asnjë arsye. Mu duk si një gjë jo korrekte dhe bëra debat me Gerrard, nuk ishte bisedë normale me tone të buta, ishte me tone të larta. Ishte gabim pasi nuk mund të flasësh ashtu me trajnerin, sidomos me një legjendë si Gerrard. Më kushtoi shumë”, tha Grezda

të fundit

Rishikoni pagat e ulëta/ 29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale

Shoqata ProEksport Albania së bashku me 28 sindikata dhe organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër kryeministrit…

2 minutes ago

Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin në Kukës dhe në Rrugën e Kombit

Qyteti i Kukësit është përfshirë nga mjegulla e dendur që në orët e para të mëngjesit, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen…

7 minutes ago

Këmbimi valutor 25 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me…

14 minutes ago

Greva 24-orëshe ndal jetën në Greqi: protestuesit kundërshtojnë çmimet e larta dhe pagat e ulëta

Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, me mijëra punonjës të sektorit publik dhe privat që protestojnë…

14 minutes ago

Parashikimi i motit 25 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe dëbore, ja sa do të jenë temperaturat

Ditën e sotme, vendi ynë  do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit. Sipas parashikimit…

21 minutes ago

Besa Gaxherri: Vrasjet politike pas luftës nuk ndodhën për pasuri apo interesa biznesi

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka deklaruar se askush nuk mund t’ua mbyllë gojën atyre që kërkojnë zbardhjen e vrasjeve…

23 minutes ago