Lorik Cana ka festuar ditëlindjen vetëm një ditë më parë. Ai ka mbushur 37 vjeç dhe për këtë është uruar edhe nga ish-skuadra e tij Marseja.
“Ish-kapiteni ynë mbush 37 vjeç. Gëzuar ditëlindjen”-kanë shkruar ata teksa kanë publikuar një fotografi të Canës dhe një video ku Cana bën një gol spektakolar.
Të lidhura
None found
Në postim kanë shpërthyer urimet ndërkohë që kapiteni kuqezi nuk e ka hedhur këtë post në Instagramin e tij. /albeu.com/
