Categories: Uncategorized

Fqinji abuzon s*ksualisht me 33 vjeçarin, nëna: I ka shpërndarë dhe pamjet në Facebook (VIDEO)

“Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një nëne, e cila kërkon drejtesi, pasi i biri me probleme të shëndetit mendorë është bërë pre e një abuzimi seksual nga fqinji.

Në studio, Mira ka treguar se prej 33 vitesh ajo kujdeset për djalin e saj dhe ngjarja e cila ka ndodhur në Prill të vitit të kaluar ka shënjuar jetën e djalit, por edhe të gjithë familjes.

Të lidhura

None found

Gruaja rrëfen se i biri është abuzuar seksualisht nga një burrë 60 vjeç, i cili ka pasur poshtë shtepisë së tyre një bar kafe. Ajo e mori vesh ngjarjen nga rrjetet sociale, kur pa një video të publikuar, në të cilën i biri ishte abuzuar seksualisht prej fqinjit.

Nuk mundi ta shihte videon e plotë, madje edhe sot refuzon ta shohë atë. Gruaja ka bërë rrëfimin në polici, por personi është zhdukur që prej asaj dite që video u bë publike.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi në Prill të vitit të kaluar?

Mira: Ne ishim në shtëpi, ishte ora 9 e mëngjesit, na marrin nga Italia në telefon, kishte ardhur çupa ime dhe po pinim kafe. Hape i thotë çupës Facebook-un tha. Po çfarë ka tha ajo? Po hapeni, hapeni! Kur e hapëm dhe pamë djalin, na u errësuan sytë, nuk pamë tjetër çfarë kishte. Ngelëm tani dhe nuk dinim ku të vinim. Na thotë shko dhe gjeje atë, shkoj unë tek lokali i tij me çupën.

Mirela Milori: Ta sqarojmë pak, në Facebook ishte hedhur një video?

Mira: Në fillim fotografi dhe ne në moment menduam mos ishte ndonjë, kanë bërë siç tallen ndonjë foto. Edhe po shikoheshim të dyja në sy, po ku të vinim, se na u errën sytë dhe nuk pamë kush ishte poshtë këtij. Kur më vonë na thanë, shkoni se është filani dhe është video. Neve videon nuk e kemi parë dhe as nuk do ta shikoj deri sa të vete pranë burrit atje, se nuk e shikoj dot. Ata që e kanë parë thonë që nuk shikohet. Unë se kam parë dhe nuk dua ta shikoj.

Mirela Milori: Video është e rëndë! Ne e kemi videon dhe padiskutim as na shkoi mendja për ta transmetuar, por për ta verifikuar rastin. Mund t’ju them që video është e rëndë. E njihnit personin?

Mira: E njihnim posi!

Mirela Milori: Kishte një lokal pranë shtëpisë suaj?

Mira: Po!

Mirela Milori: Djali ishte i pavetëdijshëm? Kishte pirë?

Mira: Nuk e di. E marr ndonjëherë dhe i them, se nuk dua t’ja kujtoj shumë!

Mirela Milori: Një burrë në moshë të madhe, duke përfituar nga gjendja e djalit ka bërë veprime të turpshme me të dhe ju shkoni në lokalin e këtij zotërisë?

Mira: Vajti çupa po bërtiste. Si s’të vjen turp? Të të vijë rëndë? Ti t’ja bësh djalit këtë? Ai ngeli! Ishte edhe e motra banakiere dhe i vëllai kamarier. Edhe doli ai tha, çfarë kini dhe gjoja i ra të fikët të vëllait, sikur nuk dinte gjë që i vëllai bënte këto gjëra. Na morën ne dhe dolëm përjashta, na erdhi keq se njerëz jemi. Jo do ta vras tha ime bijë. Në të njëjtën kohë që e morëm vesh ne, e mori vesh dhe policia. Policia vajti pastaj në spital mori diagnozën e djalit, më lajmëroi dhe mua, vajtëm në polici. Kur vajtëm ne, ai që në moment, prandaj e bënë atë zvarritje, dolën jashtë që ai të fshiheshe dhe është fshehur.

Mirela Milori: Ai ka ikur nga qyteti, nuk dihet se ku është?

Mira: Nuk e dimë, atje në qytet edhe e kanë parë, fshihet, del. Nuk e di?

Mirela Milori: Në polici çfarë të thanë? Çfarë mase arresti u vendos për të?

Mira: Është shpallur në kërkim thanë! Ai mbase e ka joshur dhe ai thotë siç e kam pyetur unë, çfarë i them të keqen mamaja. Ai ka vajtur mbi 3-4 herë. Më jepte cocacola dhe para se të dilte kishte një si dhomë dhe më thoshte mos dil këtej, por dil nga kjo dhoma këtej. Atje nuk e di se me çfarë e ka gënjyer.

Më tej Mira thotë se djali është i traumatizuar, nuk del asgjëkundi dhe rri vetëm me të.

Mira: S’del asgjëkundi vetëm me mua rri. Po të dalë deri aty kthehet prapë në shtëpi, ndonjëherë më thotë: Kot që rroj

të fundit

Rriten shpërblimet për sportistët elitarë/ Ministri Blendi Gonxhja prezanton skemën e re: Ja sa do të jetë mbështetja financiare dhe kush përfiton

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…

11 minutes ago

Skandali i AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj, nga “e pastrehë” në pronare e 4 vilave, Këlliçi: SPAK u vu në lëvizje pas kërcënimit të shtetasve gjermanë

Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…

27 minutes ago

Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë

Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…

1 hour ago

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërnli janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…

1 hour ago

Konflikti për hapësirat publike në Korçë/ Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, tre persona mbetën të plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…

2 hours ago

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

2 hours ago