“Fundjava” ka bërë të mundur arrestimin e një 40-vjeçari nga Lezha, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Shkelje e ligjit mbi drogat”, “Vjedhje dhe posedim i sendeve të paligjshme” dhe “Emigracion i paligjshëm”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe zyrës ndërlidhëse Interforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Fundjava”.
None found
Si rezultat i operacionit, në qytetin e Lezhës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Gjergj Mirashi, 40 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar me parë).
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Venecias, Itali, më datë 20.06.2017, e ka dënuar me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Numri i studentë që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej me…
Që nga viti 2016, Porsche ka garuar në kategorinë e garave GT4 me Cayman.Kjo ndryshon për vitin 2027, me Porsche…
Ekzistojnë metoda të ndryshme që mund të përdoren për të parandaluar nxehjen e tepërt të pjesës së brendshme të veturës…
Nga LSDM thonë se "koalicioni i tenderit i Hristijan Mickoskit po shpërbëhet para syve të qytetarëve".Sipas LSDM-së, në vend të…
Ekipi kombëtar i Uruguait është në një pozicion të palakmueshëm përpara ndeshjes vendimtare kundër Spanjës në Kupën e Botës, e…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, prezantoi planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë…