E gjeti “tapë”, gruaja “zhdëp në dru” burrin mes lokalit (VIDEO)

Një grua dhunon dhe rreh me shpulla një burrë në ambientet e brendshme të një lokali dhe këto pamje janë duke qarkulluar në rrjetet sociale. Qytetari që ka filmuar skenën shprehet se gruaja ka gjetur të dehur burrin e saj në lokal.

Pasi mësoi që ai ishte “tapë”, gruaja nisi ta godasë disa herë me shpulla në fytyrë.
Ndonëse në lokal burri ndodhej me të njohurit e tij, kjo gjë s’e ka ndalur gruan që ta “zhdëpë në dru”, raporton JOQ.

Të lidhura

None found

Siç shihet dhe në video, burri nuk ka bërë asnjë reagim, ndërsa disa nga personat e pranishëm në lokal kanë nisur të qeshin nga skena e pazakontë.

Videoja është filmuar në një lokal në qytetin e Burrelit.

Mesazhi i plotë: Pershendetje JOQ! Kjo video eshte bere ne qytetin e Burrelit para 2 ditesh. Burri ishte dehur dhe po pinte kafe dhe gruaja kur e shikoi filloi ta rrihte”.


Shtuar 7.02.2020 12:00