Categories: Uncategorized

Rreziku nga koronavirusi, Ministria e Shëndetsisë del me deklaratë zyrtare

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me rrezikun e futjes së epidemisë së Koronavirusit në vendin tonë.

Ministria bën thirrje ndaj qytetarëve që të mos marrin dhe besojnë informacione që nuk janë në rrugë zyrtare ndërsa bën me dije se informacionet shpërndahen në raport me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të lidhura

None found

“Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.

Reagimi i plotë:

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë informon qytetetarët: Të gjitha informacionet në rrugë jo zyrtare nuk duhen konsideruar. Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri deri në këto momente

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente po përhapen për koronavirusin me qëllim rritjen e panikut.

Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media.

MSHMS publikon çdo ditë informacionin zyrtar mbi koronavirusin në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike

të fundit

Florin Bratu para debutimit me Partizanin: Edlir Tetova është ndër trajnerët më të mirë në Shqipëri

Trajneri Florin BratuPartizani dhe Teuta do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së parë të “Abissnet Superiore”…

1 minute ago

Arsenali konfirmon afrimin e Ezri Konsas nga Aston Villa

Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e Ezri Konsas nga Aston Villa, duke përforcuar mbrojtjen përpara sezonit të ri.Sipas burimeve të ESPN,…

2 minutes ago

Vrasja e turistit në Ksamil, “Principote Mykonos” mohon çdo lidhje me lokalin shqiptar

Kompleksi luksoz bregdetar Principote Mykonos ka reaguar publikisht pas vrasjes tragjike të 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në plazhin…

6 minutes ago

Meloni për New York Times: Prisja një raport më të lehtë me Trump, por realiteti ishte ndryshe

Në një intervistë për New York Times, Giorgia Meloni deklaroi se kishte parashikuar një marrëdhënie më të thjeshtë me Donald…

8 minutes ago

Gjykata e Lartë nis procedurën për zgjedhjen e drejtuesit të ardhshëm

Gjykata e Lartë ka zyrtarisht hapur procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të marrë drejtimin e…

12 minutes ago

Ballkani përforcohet me një sulmues me përvojë të gjatë në futbollin turk

Ilir DajaJetmir Topalli është futbollisti më i ri i Ballkanit [...]Read More...

20 minutes ago