Categories: sport

Florin Bratu para debutimit me Partizanin: Edlir Tetova është ndër trajnerët më të mirë në Shqipëri

Partizani do ta nisë këtë të shtunë aventurën në “Abissnet Superiore” përballë Teutës. Takimi i javës së parë do të luhet në stadiumin e Vorës dhe do të startojë në orën 16:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri i të kuqve, Florin Bratu, foli për sezonin e ri dhe për kundërshtarin.

Të lidhura

None found

“Për mua dhe për Partizanin nis një kapitull i ri. Në dy muajt e fundit kanë ndodhur shumë ndryshime dhe shpresojmë ta fillojmë në mënyrën më të mirë. Përballë do të kemi një ekip të fortë, të drejtuar nga një trajner shumë i mirë. Edlir Tetova është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri dhe unë di gjithçka për të. Ai e transformoi Egnatian dhe fitoi shumë trofe me atë skuadër. Për këtë arsye, na pret një përballje e vështirë dhe intensive, por besoj se jemi gati”, deklaroi Bratu.

Sa i përket përgatitjeve, tekniku i Partizanit tha se ndeshjet miqësore i kanë ndihmuar të testojë idetë e tij taktike dhe të improvizojë me disa futbollistë në përbërje. “Këto takime na shërbyen për të provuar disa ide rreth skuadrës dhe për të vlerësuar lojtarët në aspektin taktik, sipas filozofisë sime. Mendoj se jemi në progres dhe po përmirësohemi vazhdimisht. Tani është koha të presim kampionatin”, u shpreh ai.

I pyetur për objektivat e sezonit, Bratu nënvizoi se Partizani synon gjithmonë trofetë. “Objektivat e këtij klubi janë titulli kampion, Kupa e Shqipërisë dhe pjesëmarrja në Kupat e Evropës. Kjo është edhe një mënyrë për të treguar respekt ndaj tifozëve tanë. Edhe këtë sezon duam të bëjmë të njëjtën gjë dhe kemi ambicien të japim maksimumin çdo ditë e në çdo ndeshje. Lojtarët janë më të rëndësishëm se unë dhe së bashku do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për këtë klub të madh shqiptar”, tha trajneri.

Bratu foli edhe për afrimet e reja, duke pranuar se disa prej tyre janë bashkuar me skuadrën vonë dhe nuk e kanë arritur ende formën optimale. “Disa futbollistë janë afruar në një fazë të vonë të përgatitjeve. Disa prej tyre nuk janë ende gati, por kanë eksperiencën e nevojshme për të debutuar këtë sezon dhe për ta ndihmuar ekipin, pasi pikërisht për këtë arsye kanë ardhur”, sqaroi ai.

Në fund, trajneri iu drejtua tifozëve të Partizanit me një apel për mbështetje. “E di se gjatë tre viteve të fundit Partizanit i kanë munguar trofetë dhe e kuptoj se kjo ka qenë e vështirë për tifozët. Megjithatë, pres që ata të na qëndrojnë pranë, sepse janë tifozeria më e bukur në Shqipëri. I ftoj të jenë të pranishëm në Vorë dhe ta mbështesin skuadrën”, përfundoi Florin Bratu.

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

52 minutes ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

54 minutes ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

56 minutes ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

1 hour ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

1 hour ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

1 hour ago