Ezri Konsa është zyrtarisht lojtari më i ri i Arsenalit, me klubin londinez që ka forcuar repartin e mbrojtjes në prag të sezonit të ri.
Sipas ESPN, marrëveshja mes dy klubeve kap vlerën e rreth 59 milionë eurove, ndërsa Aston Villa mund të përfitojë edhe deri në 5 milionë euro të tjera përmes bonuseve. Klubi nga Birmingham kishte hedhur poshtë më parë një ofertë prej afërsisht 35 milionë eurosh për mbrojtësin anglez.
None found
Transferimi i Konsas i jep Mikel Artetës më shumë mundësi në prapavijë, ndërsa Arsenali përgatitet të mbrojë titullin e Premierligës dhe të synojë një paraqitje më të mirë në Ligën e Kampionëve. Sezonin e kaluar, londinezët u eliminuan në finale nga Paris Saint-Germain.
Megjithatë, 28-vjeçari nuk do të mund të luajë në sfidën e parë të Ligës Premier kundër Coventryt, e planifikuar për të premten. Ndeshja e tij e debutimit mund të jetë ajo e së hënës së ardhshme përballë ish-ekipit, Aston Villas.
“Është një moment krenarie për mua dhe familjen time të luaj për një nga ekipet më të mira në botë”, u shpreh Konsa në një deklaratë për mediat e klubit.
Mbrojtësi mund të aktivizohet si në qendër, ashtu edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke u bërë një alternativë e vlefshme për Artetën. Arsenali po përballet me probleme dëmtimesh, pasi Ëilliam Saliba dhe Jurriën Timber pritet të mungojnë në nisje të sezonit.
Konsa pati një rol të rëndësishëm edhe me Anglinë në Kupën e Botës. Përfaqësuesja, e drejtuar nga Thomas Tuchel, arriti deri në gjysmëfinale dhe e mbylli turneun në vendin e tretë.
Ndërkohë, Aston Villa humbet një tjetër element të rëndësishëm të skuadrës. Më herët, klubi kishte larguar edhe Morgan Rogers, i cili kaloi te Chelsea, si dhe Youri Tielemans, që iu bashkua Manchester Unitedit.
Bisedat mes një anesteziologeje dhe mjekes Ioanna Gaka janë vënë nën lupën e hetuesve, pasi mund të hedhin dritë mbi…
Një kollë e fortë dhe vështirësitë në frymëmarrje, që fillimisht mendoi se ishin pasoja të infeksionit me COVID-19, rezultuan shenjat…
Departamenti amerikan i Shtetit e përshëndeti pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve serbë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, që rezultoi…
Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes GJKKO-së dhe Gjykatës së Tiranës për çështjen që lidhet me kryebashkiakun…
Forcat amerikane kanë goditur një motoskaf të dyshuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë pesë persona që…
Trajneri İsmail Kartal ka dhënë dorëheqje nga posti i tij te Fenerbahçe, ka njoftuar klubi turk përmes një komunikate zyrtare.Sipas…